Kompania: Të angazhuar edhe për infrastrukturën e zonës
Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës Marinzë-Roskovec, një projekt i përbashkët i kompanisë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum Albania” dhe Bashkisë Roskovec. Rruga është 2.6 kilometra e gjatë dhe kosto totale e saj arrin në rreth 350 mijë dollarë.
“Pjesa më e madhe e investimit për këtë rrugë do të mbulohet nga kompania Bankers, me një vlerë prej 200 mijë dollarësh”, tha Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë Roskovec.
Bankers ka qenë gjithnjë e angazhuar për të investuar në projekte të rëndësishme për komunitetin ku operon. Kompania është prej mëse 16 vitesh në vend dhe e konsideron veten si pjesë e banorëve.
“Unë jam i kënaqur që investojmë në ndërtimin e kësaj rruge sepse Bankers operon në këtë zonë, në Marinëz, dhe ne e konsiderojmë veten fqinj. Këtë vit ne jemi ndikuar nga kriza globale si pasojë e pandemisë së koronavirusit, Bankers është ndikuar nga rënia e çmimeve të naftës, por megjithatë si fqinj i mirë, ne po bëjmë më të mirën që të përmirësojmë kushtet e jetesës së banorëve të zonës ku ne operojmë”, tha Presidenti i Geo-Jade Petroleum, kompanisë mëmë të Bankers, Chen Huanlong.
Punimet për rrugën Marinzë-Roskovec pritet të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm dhe do të mundësojë një akses shumë të mirë për banorët e disa fshatrave të kësaj zone.
Tv Klan