Me titullin kampion në kasafortë, Bayer Leverkusen e ka zhvendosur vëmendjen tek shifrat. Aspirinat po përjetojnë sezonin më të jashtëzakonshëm të historisë së saj thuajse 120-vjeçare, kjo falë edhe minutave shtesë. Edhe ndaj Dortmund, Leverkusen shmangu humbjen e parë për të ruajtur rekordin absolut të rezultateve. Plot 45 ndeshje pa humbje radhazi, shifër për të cilën ka punuar fort, Shabi Alonso.
Leverkusen ka fituar 39 nga këto takime, teksa në 7 raste ka marrë barazimin që ka vlejtur shumë për rrugëtimin e tyre në tre fronte, kampionat, Kupën e Gjermanisë dhe Europa League. Skuadra gjermane është e vetmja në 5 kampionatet kryesore të Europës që nuk ka shijuar disfatën, ndërsa 80 pikë të grumbulluara dhe 75 gola të shënuar janë rekorde për një klub në këtë fazë të kampionatit. Vetëm në një rast, skuadra kampione e Bundesligës nuk ka arritur të shënojë, pikërisht në atë barazim pa gola ndaj Mynshengladbah në javën e 19-të të kampionatit.
Deri në fund, Leverkusen ka në dispozicion edhe 8 ndeshje, të cilat mund t’i shërbejnë për të thelluar akoma dhe më shumë këtë rekord. Me katër ndeshje të mbetura në Bundesligë dhe tre në Europa League, gjithmonë nëse arrinë të luaj në finalen e madhe, por edhe atë të Kupës së Gjermanisë, Leverkusen nëse ia del për të qenë efikas në fushën e lojës do ta dërgonte këtë shifër në 53 ndeshje pa humbje në një sezon të vetëm.
Klan News