Real Madridi po përgatitet për ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve kundër Shtutgardit.
Për këtë takim, për ‘Los Blankos’ i disponueshëm do të jetë Xhud Bellingam . Mesfushori anglez ka qenë jashtë fushe për një periudhë 1 mujore, pasi ai pësoi një dëmtim më 23 gusht.
Bellingham tani është stërvitur me ekipin pa asnjë problem, gjë që rrit shanset e tij për t’u përfshirë në skuadër për përballjen ndaj gjermaneve.
Por vendimi përfundimtar nëse ai do të startojë apo jo në këtë takim, i takon trajnerit të “galaktikëve”, Carlo Ancelotti.
Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid: Bellingam është mire, njësoj si edhe Çuameni dhe Militao që nuk u stërvitën paraditen e së hënës se i duhej edhe një ditë rikuperimi. Kthehen dy lojtarë të rëndësishëm, ndonëse jemi të pafat që kemi humbur një tjetër, Brahimin. Por skuadra është në formë mjaft të mirë për të fituar, për ta nisur mirë këtë kompeticion të ri. Ky klub ka qenë protagonist në Ligën e Kampioneve gjithnjë. Liga e Kampionëve është e veçantë për Real Madridin. Do të përpiqemi të garojmë deri në fund, si gjithmonë!
Ndërkohë në dispozicion të teknikut italian është edhe një tjetër lojtar kyç, Aurelien Tchouameni.
Edhe pse dëmtimi i tij ishte vetëm 14 ditë më parë, francezi gjithashtu është stërvitur normalisht dhe përfshirja e tij në njëmbëdhjetëshen titullare do të varet nga tekniku italian.
Anceloti garantoi se Militao do të jetë i disponueshëm 100 për sfidën kundër rivalëve gjermanë.
Klan News