Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbledhur sot në selinë blu drejtuesit lokal. Ai ka kërkuar se deri më 25 Mars, kryetarët e degëve të PD-së në rrethe, të sjellin propozimet për deputet. Berisha ka porositur, që në listat e kandidatëve t’u jepet përparësi intelektualëve.

Në këtë drejtim, Berisha ka propozuar të organizohen foltore, që inteligjenca të jap mendime dhe pikëpamje për opozitën. Gjithashtu ai ka kërkuar një analizë të hollësishme, për hapat që janë bërë gjatë kësaj periudhe dhe veçanërisht në konsensusin për bashkimin e opozitës.

Në mbledhjen e sotme me të zgjedhurit lokal, Berisha ka deklaruar se të shtunën në orën 19, në të gjitha sheshet e Shqipërisë, për nder të mësuesit laçian Gjon Gjonaj, do të organizohen tubime me lule e qirinj, pa fjalime e parulla. Më pas është mbajtur një minutë heshtje për Gjonajn, që u gjet i vdekur në qelitë e paraburgimit në komisariatin e Rrëshenit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego