Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të CDU-së, Carsten Linneman. Ai ka postuar në rrjetet sociale edhe një foto nga ky takim.

Kryedemokrati është takuar gjatë kongresit të CDU-së edhe me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

Lideri i opozitës shqiptare po merr pjesë në kongresin elektoral të CDU-së që po zhvillohet në Berlin. Më herët, Berisha takoi kandidatin për kancelar të CDU-së Friedrich Merz.

Nga Berlini, kryedemokrati theksoi bashkëpunimin e PD me CDU. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë për Merz në zgjedhjet e 23 Shkurtit.

Klan News