Besnik Bare: “Shqipëria është sot i vetmi vend në Mesdhe, i cili edhe pas 18 vjetësh që ka nënshkruar konventën e Barcelonës, ende në plazhet e saja nuk ka një impiant të trajtimit të ujërave të zeza. Politika qeverisëse në këtë aspekt ka treguar paaftësi dhe jo vetëm mungesë kapacitetesh në absorbimin e fondeve nga institucionet e mëdha financiare si Banka Botërore, por bile duke u bërë duke çuar në pezullimin e projekteve sikurse është ai i Jalës apo gati në pezullimin e projektit të pyjeve. Kërkesa për zhvillimin e turizmit nga njëra anë dhe paaftësia e dyshes Berisha-Xhuveli për projektet e nisura vite më parë në lidhje me trajtimin e ujërave të zeza në zonën bregdetare apo për të ndërtuar një vend depozitim të plerave me standarde bashkëkohore në një nga qytet e Shqipërisë, janë paradokset dhe paaftësia e qeverisë”./tvklan.al