39-vjeçarja tregon linjat dhe flet për jetën e saj
Edhe pse një vit aspak i zakontë, Beyoncé ka vendosur ta mbyll 2020 duke u shfaqur sensuale, joshëse dhe mjaft e guximshme. Pjesë e “British Vogue” për muajin Dhjetor me 3 kopertina të ndryshme, 39-vjeçarja vjen me një intervistë të rrallë.
I ka lënë pak vend imagjinatës, jo vetëm fizikisht por edhe mbi jetën e saj. Ylli i popit flet për gjithçka, nga lëvizjet e fundit raciale dhe të drejtësisë sociale, trashëgimia e saj personale, procesi interesant krijues i modës, familja e mbi të gjitha pandemia.
Periudhë e vështirë, por e vlefshme për t’i dhënë një mësim të mirë artistes e cila shprehet se është koha që të përqendrohet vetëm në lumturinë e saj.
Me një jetë intensive, që kur ishte vetëm 15 vjeç, Beyonce tregon se Covid-19 e bëri të reflektojë për të ngadalësuar ritmin e për t’i dedikuar më shumë kohë vetes dhe familjes.
E duket se e kishte të nevojshme: Ikona e muzikës pop e vulos 2020 më në formë se kurrë.
Tv Klan