Çiftin e njohur të showbizit shqiptar, Afrona Dika dhe Blero kjo periudhë izolimi i gjeti në largësi nga njëri-tjetri. Blero ndodhet në Prishtinë, ndërsa bashkëshortja e tij te familjarët e saj në Zvicër.
Ka kaluar tashmë goxha kohë që nga izolimi dhe ndalimi i qarkullimit nga një shtet tek tjetri dhe duket se çifti po e ndjen së tepërmi mallin për njëri-tjetrin.
Ata vazhdimisht postojnë foto në rrjetet sociale, ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrit, por në foton e fundit Blero tregoi se i mungon së tepërmi bashkëshortja e tij.
“Unë them se jam mirë, por po gënjej, më mungon”, shkruan Blero bashkëngjitur fotos së publikuar në Instastory. /tvklan.al