Lajme Arkiva 2003
Grabiten formularët në komisionin zonal të qendrës së votimit në komunën e Bupqit në rrethin e Krujës. Grabitja është konstatuar nga kryetari i kësaj KQZV-je i cili ka lajmëruar policinë dhe njëkohësisht me të ka njoftuar edhe komisionin qendror të zgjedhjeve. Më pas janë nxjerrë të pavlefshëm të gjithë numrat e serive që janë vjedhur për të shmangur kështu mundësinë e manipulimeve me formularët e grabitur. Polica është duke punuar për të zbatuar autorët dhe motivet e kësaj vjedhje por nuk përjashtohet mundësia që formularët të jenë grabitur për tu plotësuar sërish në 12 tetor.
..
H.Gj. 44 vjeçare nga Elbasani që denoncoi skandalin seksual në shtëpinë e jetimëve “Orët Fatlume” sot të paraqitet një herë në javë në prokurori ku do të vazhdojnë hetimet. Kështu ka vendosur Gjykata e Elbasanit pasi prokuroria e akuzon H.Gj. për shpifje për shkak të detyrës dhe kallëzim të rremë. Prokurori që ka mbrojtur akuzën ka kërkuar këtë masë sigurie që është miratuar nga gjykata. Trupi gjykues ka caktuar një avokat kryesisht për 44 vjeçaren pasi ajo ka pasur të pamundur që të paguajë avokat. H.GJ. ish punonjëse në shtëpinë e fëmijëve “Orët Fatlume”, denoncoi javën e shkuar se në këtë shtëpi behej seks kolektiv gjë që nuk rezultoi e vërtetë.
…
Në Vlorë, pak pas mesnatës një shpërthim ka shërbyer edhe si shkëndijë e një zjarri që ka djegur magazinën e Kastriot Velaj një biznesmeni të mesëm në këtë qytet. Velaj i cili aktualisht ndodhet në Greqi, prodhon këpucë dhe atlete për tregun italian, policia është duke hetuar për shkaqet e zjarrit dhe nëse shpërthimi ka qenë si rezultat i ndonjë sasie eksplozivi e vendosur nga jashtë apo ndonjë qark i shkurtër elektrik. Sipas ekspertëve dëmi llogaritet në rreth 10 milionë lekë të vjetra./tvklan.al