Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Gjykatën e Lartë Britanike ka filluar sot procesi gjyqësor për ekstradimin ose jo në Spanjë të ish-diktatorit kilien Pinoçet. Ka mëse një vit që në skenën ndërkombëtare politike është shfaqur tentativa për të rivlerësuar historinë. Përpara godinës së Gjukatës së Lartë Britanike, kanë manifestuar si simpantizant të Pinoçetit edhe familjarë të viktimave të regjimit të tij. Pinoçet nuk ka marrë pjesë në seanca gjyqësore.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg dënon ashpër Britaninë e Madhe. Ajo e ka dhënë këtë verdikt pas akuzës së ngritur nga 4 persona homoseksuale ish-anëtarë të forcave të armatosura. Sipas këtij verdikti ata janë larguar padrejtësisht nga puna. Sipas ligjit britanik kryerja e shërbimit ushtarak është e papajtueshme me homoseksualizmin.

Hosni Mubarak përsëri presidenti i Egjiptit. Në zgjedhjet e djeshme është votuar në mënyrë plebishitare për Mubarak, ku 93 përqind e egjiptianeve kanë preferuar liderin e tyre karizmatik. Ky është mandati i 4 i tij 6 vjeçar./tvklan.al