Në “bishtin e Kamzës” groposen kimikate të ndryshme
Pavarësisht politikave dhe ashpërsimit të ligjeve situata e ndotjes mejdisore në vend vijon të jetë po e njëjtë. Banorët bëjnë apel për të të ndërhyrë autoritetet përkatëse. Madje sipas tyre kjo situatë vijon prej gati 2 vitesh, që këtu hidhen mbetje që sipas tyre mund të jenë edhe toksike.
Janë sipërfaqe të tëra në këtë zonë pranë pishave të bishtit të Kamzës, të cilat janë gërmuar për të hedhur këto mbetje, që nuk ju dihet origjina.
Ndërkohë që ndotja nga mbetjet urbane është edhe në brendësi të pyllit me pisha. Kjo pamje të ofrohet në të gjithë pjesën e këtij pylli i cili është shumë pranë bregut të detit.
Edhe një ditë më parë Klan plus denoncoi një situatë alarmante në Gjirin e Lalzit, i cili nga një zonë turistike është kthyer në një landfill për hedhjen e mbetjeve urbane të bizneseve të zonës.
Klan Plus