Përçarja e koalicionit qeverisës në Gjermani mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Udhëheqësi i opozitës gjermane Friedrich Merz e ka cilësuar kancelarin Olaf Scholz si të papërgjegjshëm pasi ky i fundit i qëndron një votëbesimi në janar.
“Kancelari gjerman akoma nuk na ka dhënë një shpjegim se pse mocioni i votëbesimit duhet të bëhet pas dy muajsh. Ai dëshiron të na vendosë ne, grupin parlamentar të CDU/CSU, në një pozitë që ai mund ta shfrytëzojë për fushatën zgjedhore të SPD-së (të Social Demokratëve). Por kjo nuk i jep zgjidhje situatës në vend”.
Koalicioni qeverisës u shpërbë pasi Scholz njoftoi shkarkimin e ministrit të tij të Financave, Christian Lindner. Ai pati mosmarrveshje me kancelarin sa i përket buxhetit.
“Është përgjegjësia e kancelarit gjerman Scholz që të sigurojmë një qeveri të re shumë shpejt”.
Rënia e koalicionit vjen në një kohë të vështirë për Gjermaninë, pasi ekonomia e saj përballet me një vit të dytë tkurrjeje.
Klan News