Bylis i ka dhënë fund serisë së humbjeve radhazi. Ballshiotët u rikthyen te fitorja, duke mposhtur pastër Teutën, me rezultatin 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superiore.
Një takim i dominuar totalisht nga skuadra e Nevil Dedes, që ishte e papërmbajtshme nga fillimi. Abazaj zhbllokoi takimin në minutën e 4-t pas një penalltie, ndërsa Berko dyfishoi shifrat në minutën e 21-të.
Edhe fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori, me Bylisin që shënoi edhe dy herë të tjera, me Rucin në minutën e 66-të dhe Gjatën në minutën e 86-të.
Me këtë fitore, ballshiotët i largohen fundit dhe mbajnë vendin e nëntë me 8 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e gjashtë me 14 pikë. /tvklan.al