Mesfushori Feta Fetai, nuk mund të japë kontributin e tij në fushë, për sfidën e kësaj të premte, Çeki-Shqipëri.

UEFA nuk lejon më shumë se 23 lojtarë të grumbulluar dhe trajneri Silvinjo, ka qenë i detyruar për të sakrifikuar një, për shkak se në listë ishin 24 futbollistë.

Në këtë situatë, tekniku kuqezi, ka vendosur të lërë jashtë Fetain, i cili do të ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Mbetet të shihet, nëse mesfushori do të jetë i grumbulluar për takimin e radhës, atë ndaj Gjeorgjisë, tre ditë më vonë.

Ndeshja Çeki-Shqipëri, do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al