Një situatë e pakëndshme ishte momenti i prezantimit të Koresë së Jugut në paradën e sportistëve në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike. Spikerët e prezantuan ekipin e jugut si përfaqësues të Koresë së Veriut.
Koreja e Jugut shprehu indinjatën që ekipi olimpik i këtij shteti u prezantua si nga rivali i Koresë së Veriut në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërkoi falje për gabimin që ndodhi kur spikeri prezantoi ekipin gjatë paradës me anije në lumin Senë.
Komiteti Olimpik Kombëtar i Koresë së Jugut menjëherë ia referoi incidentin organizatorëve të Lojërave dhe kërkoi që gabimi të mos përsëritej. IOC tha se incidenti ishte një gabim duke kërkuar falje për këtë incident.
Delegacioni i Koresë së Jugut përfshin 143 atletë të cilët garojnë në 21 sporte. Ndërsa Koreja e Veriut, përfaqësohet me 16 atletë. Dy Koretë kanë parë rritje të tensioneve mbi programet e armatimit në Veri dhe janë të ndjeshme veçanërisht kur nuk përmendet me emrin zyrtar i shtetit.
Tv Klan