Valentina Leskaj: “Ngjarja Trebicka luftën ndaj krimit dhe korrupsionit e bën një mision të pamundur për këtë vend. Luftën për të vërtetën që mbetet themel i demokracisë e bën edhe më të largët për ne. Me këtë ngjarje shteti ka pësuar një thyerje të madhe, kolegë deputetë. Ka thelluar pasigurinë. Asnjë projekt dhe asnjë ligj për prokurorinë nuk do të marrë votat tona në qoftë se nuk do bëhet përmes një procesi të hapur të konsultuar, transparent dhe me një projektligj, i cili garanton eficencën dhe pavarësinë e këtij institucioni.”

Sali Berisha: “Opozita ka shfrytëzuar një ngjarje tragjike, siç ishte vdekja e Kosta Trebickës, për të ndërmarrë sulmet më të pabaza. T’i përmbahesh motos, “Rroftë vdekja dhe poshtë qeveria”, është një barbari morale sepse e kuptoj dhe mirëkuptoj qëndrimin dhe interesin maksimal të opozitës. Deri këtu s’kam asgjë kundër, por të vërsulësh një seri akuzash në një moment kur akoma s’ishte vërtetuar, s’ishte provuar identiteti i viktimës, ajo më është dukur një ngutje e paramenduar. Lidhur me të ndjerin Kosta Trebicka do theksoj dy ose tre gjëra. Në dijeninë time ai ka dhënë kontribut real në zbardhjen e një afere. Unë personalisht e kam vlerësuar, kam marrë parasysh denoncimin e tij pavarësisht se unë nuk e njihja dhe s’kisha takuar, ndoshta e kisha takuar, se mbaj mend, një anëtar të tij të familjes, por jo atë. Në atë problem që shtroj unë për hir të së vërtetës sapo mora njoftim pavarësisht se ai ishte subkontraktor, apo kishte qenë s’kishte për mua asnjë rëndësi. Ajo që thoshte ai ishte një e vërtet e padiskutueshme dhe më bëri mua të mundur t’u kërkoj autoriteteve përkatëse të ndërpresin tërësisht atë kontratë dhe të ofrojnë falas ato municione, qoftë nëpërmjet kanalit direkt me Afganistan, qoftë nëpërmjet NATO-s. Në një telefonatë një interlokutor i tij kishte deklaruar se ishte kryeministri dhe djali i kryeministrit. Pati meritën, pati meritën. Në atë kohë nuk dija asgjë se ekzistonte telefonata, por pasi u takua me djalin tim unë i thashë shiko është e zakonshme që këtu të përmendin emrin vazhdimisht prandaj edhe ai mirë ka bërë, i ka thënë dikush se kot s’ka ardh tek ti, por kjo është e zakonshme. Ai me të vërtet kishte një motiv që doli më vonë, që ishte transkripti, dhe qartësoi para të gjithëve që pas takimit cili qe qëndrimi i tij…”./tvklan.al