Lajme Arkiva 2003

Kërkesa e 35 deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar është rrëzuar nga mazhoranca socialiste. Debati mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës nga referenca ndaj Kushtetutës për komisionet hetimore ka degjeneruar në akuza të drejtpërdrejta.

Sali Berisha: Kurse ti që shkel mbi kufomat në këtë mënyrë. Ti nuk je njeri! Ç’më thua ta lë? Unë nuk e lë kurrë atë. Keni vrarë njeriun, i dilni zot vrasjes, keni vrarë njerëzit, keni shtypur njeriun i dilni zot. As mos mendoni se bllokoni komisionin. Ka qenë në makinë Gramoz Ruçi, ka qenë në makinë Blendi Klosi do ti dilni për zot vrasjes sepse ai nuk është mushkë. Nuk keni shtypur një gomar, por keni shtypur një burrë 70 vjeç. Nuk keni shtypur një lopë, por keni shtypur një qytetar të këtij vendi. Ndaj mos mendoni ju se do të përdorni pushtetin për të fshehur krimin.

Gramoz Ruçi: Rrugaçin di ta bëjë më mirë se ju unë, por asnjëherë nuk jam treguar rrugaç. Më fal, por tëtë kohën me mua je tregua rrugaç ordiner e para. E dyta, unë kur ke qenë ti në pushtet, unë kam qenë vetëm 4 muaj në pushtet, kurse ju keni qenë 5 vjet në pushtet. Fatkeqësisht ato 4 muaj që isha në pushtet mu vranë katër djem. Dhe ti për mua, në 5 vjet, unë jam paraqitur ne hetimin tënd politik 35 herë, sa herë më kanë kërkuar në çdo orë të ditës dhe të natës. Në mes të Shkodrës ti e di mirë, në gjykatat e tua, i di të gjitha skemat unë, por nuk dua të flas këtu… Unë jam paraqitur dhe publiku shqiptar dhe ligjet shqiptare e dinë Ruçin për këtë çështje. Kurse ju zoti Berisha 5 vjet në pushtet, numri juaj ka vajtur 5000, me veprimet dhe me mosveprimet e tua. Dhe hetimi dhe parlamenti të hoqi imunitetin dhe të tha paraqitu në Prokurori. Nuk vajte asnjëherë. Prandaj ne emër të ligjit dhe të drejtësisë dhe në emër të shpirtrave të vdekur, vetëm ju nuk keni të drejtë morale të ngriheni këtu dhe të më drejtoni gishtin mua. Nëse keni gjë për mua për këtë ngjarje, urdhëro kallëzo, jam gati sot, në mes të natës të vete në prokurori, në gjykatë, ku të duash ti dhe të përgjigjem penalisht.

Nismëtari për ngritjen e  komisionit hetimor Nikollë Lesi sqaron se parlamenti duhet të votojë vetëm përbërjen e komisionit, sepse si Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese, kanë sanksionuar të drjtën e ngritjes së komisioneve hetimore me të firmosur ¼ e parlamentit, pra 35 deputetë.

Nikollë Lesi: Ne kërkojmë ta hetojmë siç u bë komisioni  Klosi, ose komisioni i Edi Ramës, të ngrihet një komision parlamentarë për të verifikuar ku të thirreshin dëshmitar Rexhina Nano, Blendi Klosi, Fatos Nano, Fatos Klosi, ish punonjësit dhe drejtuesit e Policisë së Durrësit, të asaj kohe dhe të kësaj kohe,  të Prokurorisë së Përgjithshme pra që të bëhej një ballafaqim i fakteve. Nëse nuk rezultonte që zoti Nano është i përfshirë, natyrisht e keqja binte mbi mua dhe mbi 45 deputetë. Fakti që mazhoranca mbrëmë shkeli në mënyrë të hapur kushtetutën, pra nuk e votoi këtë komision që nuk votohet, pra bëri një votim artificial ku me kushtetutë dhe vendim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se në mënyrë laksative, pra kur firmosin 35 deputetë komisioni ngrihet, nuk diskutohet për tu ngritur apo jo, ngrihet. Vetëm caktohen emrat, modalitetet, afati dhe objekti i hetimit. Unë do i referohem edhe njëherë ditës së hënë që ta ngrejë këtë çështje sepse është kushtetues dhe kërkojnë votim elektronik në sallë. Jo për komision, por për emër qoftë nga pozita, qoftë nga opozita./tvklan.al