Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Debatet e ashpra të socialistëve vlonjatë në mbledhjen e Komitetit Drejtues, ku në vend të tre anëtarëve kandidatë për kryetar bashkie i janë propozuar kryesisë së PS 9 anëtarë, do t’i menaxhojë në mbledhjen e së hënës Agron Dibra. Duke u shprehur për TV Klan, Dibra komenton, se shpreson për një zgjidhje të situatës së krijuar në Komitetin drejtues të PS në Vlorë.

Agron Dibra:- “Do jetë Dizdari, por unë si sekretar organizativ që mbulojë drejtpërsëdrejti këtë veprimtari, këtë proces politik zgjedhor, do të jem atje i pranishëm ditën e hënë në orën 18. Rasti që ju anonçoni, pra KPD e Vlorës ka përcjellë 9 kandidatura, çka bie ndesh me rregulloren dhe ne së bashku me të deleguarin dhe kryetarin e partisë së rrethit Vlorë, zotin Shehaj, që unë u takova dhe u ndava tani, vendosëm që KPD do të respektojë detyrimisht rregulloren e KPD-së”.

Po sot, krerët e partive të të gjitha rretheve janë takuar me sekretarin e përgjithshëm Gramoz Ruçi, e sekretarë të tjerë të PS, për të diskutuar kandidatët për kryetar bashkie e komunash në të gjithë Shqipërinë./tvklan.al