Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nikollë Lesi: “Po vijë tek pala e kryeministrit Nano, pasi zoti Nano ka deklaruar që unë dhe drejtësia jemi një dhe Nikollë Lesi është përballë. Pra që në këtë moment, zoti Nano e ka kompromentuar pavarësinë e gjykatës dhe prokurorisë, pra të drejtësisë. Ai e ka kompromentuar pasi kryeministri duhet të vinte siç vijë unë sot në prokurori, të vinte dhe ai dhe jo të kërkonte dhe të thërriste prokurorët për të dëshmuar në zyrën e tij. Ai duhet të vinte si dhe unë, si dhe çdo qytetar i këtij vendi, pasi përball ligjit jemi të gjithë të barabartë, pra edhe njëherë po ua them, unë po vij për të respektuaar ligjin. Jam njeri i ligjit dhe po shkoj për të dorëzuar këtë dosje. Në këtë dosje është gjithçka dhe me këtë dosje, që ju mund të pyesni prokurorët nga momenti që unë dorëzoj këtë dosje, zotit Nano duhet t’i hiqet imuniteti dhe të arrestohet për çka ka bërë, gjithë dokumentacionin që unë paraqes në Prokurorinë e Përgjithshme. Unë kam kërkuar dhe insistoj, që të ketë komision hetimor parlamentar, pasi do të ketë edhe dokumente të tjera, pasi një komision mund të hetojë në mënyrë të paanshme zotin Nano, mua dhe drejtësinë në këtë rast.”/tvklan.al