Zyrtarët shqiptarë dhe personat e lidhur ngushtë me ta si familjarët, do të jenë të detyruar me ligj, të japin deklarimet e pasurive të tyre private. Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kjo shihet si një mënyrë e re, për evidentimin dhe parandalimin e shmangies së konfliktit të interesit. Kreu i këtij inspektorati Adriatik Llalla, do të shprehej se në këtë mënyrë mund të zbulojmë rastet dhe përfitimit të paligjshëm nga fondet publike të çdo personi që lidhet ngushtë me një zyrtarë të lartë.

Adriatik Llalla: “Inspektorati i Lartë së fundmi miratoj formatin e ri të dokumentit zyrtarë deklaratën e interesave private në përmjet të cilit synuat të shmangej kalim të pasurisë së pa ligjshme të zyrtarëve të ndryshëm … të personave të pa lidhur me ta. Po ashtu inspektorati i lartë i deklarimit të kontrollit të pasurive, ka kërkuar të ndërmerren nisëm ligjorë për plotësimin e përmirësimit të nenit 257 A të kodit penal që lidhet me refuzimin për deklarim, mos deklarimin, deklarimin e rremë dhe fshehjen e pasurisë së personit të zgjedhur dhe në nëpunësve publik. Vetëm kohët e fundit inspektorati i lartë ka dërguar para organit të akuzës 5 zyrtarë të nivelit të mesëm të lartë drejtues për fillimin e procedimit penal aj tyre, pasi dyshohet se kanë fshehur pasuri ose kanë bërë deklarim të rremë për shuma që shkojnë disa qindra mijëra euro, pamvarsisht angazhimit të tuja të deritanishëm ka ende probleme të pazgjidhura, ka ende çështje të cilat nuk trajtohen në mënyrën e duhur, ka informacione që nuk mbërrijnë në kohën e duhur”.

Agim Doçi: “Ne këtë informacion pasi e analizojmë, pasi bëjmë një analizë të thellë financiare ja kalojmë organeve të investigimit të policisë shtetit edhe prokurorisë, edhe posaçërisht njësisë së përbashkët të hetimit me të cilin edhe ashtu si me ILDKP-n kemi marrëdhënie mjaft të frytshme korrekte dhe që besoj do të çojnë në goditjen e këtyre fenomeneve luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave”.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka rimodeluar deklaratën e interesave private në të cilën sanksionohet me ligj detyrimi për deklarim, bashkë me fëmijët madhorë të tyre të cilët gjenden jashtë certifikatës familjare si dhe detyrimi që subjektet të vendosin emrat e prindërve të tyre dhe prindërve të bashkëshortes apo bashkëshortit në formularin e pasurisë së tyre./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Izmir Hajdari