Tekstet shkollore për arsimin para universitar do të jenë në shitje në të gjithë vendin që prej javës së parë të muajit Gusht. Skema e shpërndarjes së teksteve  do të jetë e njëjtë me atë të një  viti më parë.

Fatos Beja: “Shpërndarja fillon qysh javën që vjen shpërndarja e teksteve në shkollat shqiptare edhe sivjet çdo prind do të gjejë tek shkolla listën e teksteve që do ti duhet çdo fëmije në çdo vit shkollës të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm dhe njëkohësisht dhe libraritë ku do të shiten këto tekste.”

Këtë vit akademik  për herë të parë nxënësit në arsimi para universitar do të   mësojnë me tekste që përdoren në shkollat evropiane.

Sipas ministrit Beja çmimi i tyre do të jetë shumë i ulët krahasuar me atë që shiten në vendet e origjinës.

Fatos Beja: “Një nga vështirësitë më të mëdha që ka qenë, ka qenë problemi i çmimit këto që janë tekste evropiane të BE-së. Janë tekste që janë 20, 25, 30 euro. Në Shqipëri ne arritëm në sajë të një bashkëpunimi të frytshëm në 2 euro.”

Përsa i përket skemës së subvencionit, ajo do të jetë e njëjtë me një vit më parë. Të gjithë prindërit, do të kompensohen në masën 50%, ndërkohë që për kategori të ndryshme, kjo përqindje ndryshon. Këtë vit janë certifikuar rreth 544 tekste shkollore./tvklan.al