Emisioni “Stop” i shkoi deri në fund rastit të denoncimit të mësueses Valbona Cjapi. Gazetarja e “Stop” i drejtohet Drejtorisë Arsimore Fier për problemin e mësueses në Roskovecit, por drejtoresha nuk denjon të përgjigjet.
Gazetarja takon një punonjëse e cila komunikon me drejtoreshën, por ajo refuzon të takohet në ambientet e institucionit dhe nuk hap as telefonin.
Gazetarja: Ku është drejtoresha?
Punonjësja: Drejtoresha nuk ndodhet për momentin.
Gazetarja: Kur vjen?
Punonjësja: Po ta marr në telefon. Është në Roskovec.
Punonjësja komunikon me drejtoreshën: Drejtoresha ka ardhur një gazetare nga “Stop-i”. Është në postë. Nesër?
Gazetarja: Jo sot e pres këtu. Se Roskoveci aty është.
Punonjësja: Drejtoresha thotë bëje kërkesën me shkrim, të kthejmë përgjigje me shkrim!
Gazetarja: Unë kërkesën me shkrim, thuaji drejtoreshës, e kam. Dua ta diskutoj rastin përballë. Kështu që ora është 14:30. Unë këtu jam, derisa të mbarojë orari zyrtar.
Punonjësja: (Merr përgjigjen nga drejtoresha) Jo!
Gazetarja: Nuk do vijë?
Punonjësja: Jo! Mund të jetë dhe në zyrë. Mund të ketë mbledhje.
Gazetarja: Ku mund të ketë mbledhje? Është në Drap-in e Fierit? Jo! Është në Roskovec. Ka zyrë Roskoveci? Jo, s’ka!
Punonjësja: Unë nuk të them dot gjë. Unë të them kaq!
Gazetarja: Më thatë, që nuk është këtu. Është në Roskovec. Nuk vjen brenda orarit zyrtar. Numrin nuk e jep. Më mjafton.
Pasi punonjësja tha se drejtoresha e Zyrës Arsimore në Fier duhet të ishte në një takim në Drejtorinë Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Fier, “Stop” shkoi dhe pranë këtij institucioni, por as aty nuk kishte njeri.
Gazetarja: A ndodhet drejtoresha këtu?
Zonja: Për momentin…po.
Gazetarja: A mund të flas pak me të?
Zonja: Nga kush emision vini?
Gazetarja: Nga Stopi.
(Thuhet se drejtoresha është e zënë)
Gazetarja: Po mirë, se e pres këtu.
Në lidhje me këtë rast avokati Kondi Ilia shpjegon, se ka një nen në Kodin e Punës, që njeh ditët, kur mungon në institucion, për arsye të një detyrimi ligjor. Ndërsa eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, shpjegon, se lënia bosh e mungesave pa arsye të Valbonës është bërë me qëllim, që ajo mos të ketë mundësi t’u drejtohet organeve më lart. Por akti i drejtorit, sipas Mehmetit, është hakmarrje e pastër. /tvklan.al