Lajme Arkiva 2004

Sali Berisha: Duhet të dini një gjë që urrejtja  e parë mbi tokë, është urrejtja atij që pasqyrohet, duke vjedhur të tjerë ndaj atyre që ka vjedhur. Kjo urrejtje shpesh herë e shtyn hajdutin të vrasë viktimën e tij edhe pasi i ka marrë  ato që ka dashur. Është në këtë segment të fakultetit të errët njerëzor që operon Fatos Nano. Vetëm ky segment asgjë tjetër nuk mund të ketë. Të vazhdosh pushimet kur kombi yt është në gjemë dhe zi, do të thotë të jesh më i zi se çdo zi tjetër mbi tokë.

Skënder Gjinushi: Një nga elementët që e bëri këtë ngjarje edhe më tragjike ishte se ne e përjetuam këtë ngjarje të gjithë, pra ishte një moment ku e gjithë Shqipëria mori vesh që disa shtetas shqiptarë ndodheshin në fatkeqësi dhe panë pamundësinë apo edhe deri inkopetencën e shtetit për ti shpëtuar. Ka njerëz që këtë e bëjnë nga nevoja dhe një tjetër element  është edhe mungesa e kryeministrit. Vlerësoj se në çdo rast kryeministri duhet të ishte në krye të detyrës, pra duhet të ishte kthyer urgjentisht në Shqipëri dhe duhet ta ndiqte drejtpërsëdrejti këtë situatë për të dhënë mesazhin se shteti e ka të gjithë interesin që të ndajë shapin nga sheqeri.

Luan Rama: Është e drejtë e ministrit të aktivizojë të gjitha instrumentet ligjore dhe trupat që ka në varësi për të gjykuar cilindo përballë realizimit ose jo të detyrës. Ajo që unë gjykojë është se kjo analizë duhet thelluar dhe masat duhen çuar më tej duke rritur nivelin e hierarkisë për të gjetur përgjegjës atje ku realisht është përgjegjësia dhe jam i bindur me vendosmërinë që po shfaq. Ministri duhet të dijë të evidentojë realist se cilët janë personat përgjegjës de të dijë të mbrojë ligjërisht ata që vazhdojë të kontribuojnë, duhet të japin shembullin e tyre se si duhet punuar në policinë e shtetit./tvklan.al