Ka dështuar dita e punës në byronë parlamentare, opozita dhe pozita kanë diskutuar vetëm mbi krizën qeveritare. Krerët e grupeve parlamentare opozitare i kërkuan kryetarit të kuvendit që të veprojë si Presidenti i Republikës, për të detyruar kryeministrin të votbesohet në parlament, meqënese në dy votimet e fundit nuk ka marrë dot kuorimin e nevojshëm për të vërtetuar maxhorancën.
Nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar socialist është kundërpërgjigjur me tezën se opozita duhet të veprojë sipas kushtetutës, të paraqes mocionin e mosbesimit në kuvend për të rrëzuar kryeministrin Nano.
Jozefina Topalli: “Ju kujtoj vetëm se kur D’Alema humbi zgjedhjet lokale dha dorëheqjen, ju kujtoj që kur Fini humbi 6% shkojë në këshillin e tij dhe kërkojë dorëheqjen dhe ju kujtoj se kur Berluskoni ishte në qeveri dhe ministrat e tij dhanë dorëheqjen ai nuk mundi ta mbante qeverinë me zv/ministra zoti Ruçi.
Gramoz Ruçi: “Ka kërkes për mocion mosbesimi, ta shqyrtojmë dhe ta fusim në kalendar, nuk ka, nuk pranoj si përfaqsues i maxhorancës asnjë diskutim këtu në byron e parlamentit dhe asnjë diktim nga askush”.
Jozefina Topalli: “Ju keni humbur si deputet si nuk ju vjen zor, më mirë të flasi ai tjetri që nuk e di se nga çfarë zone vjen, se ndoshta ka fituar ai tjetri në zonen e vet”.
Fatmir Mediu: “Nuk ka kushtetutë me të vdekur zoti kryetar, e drejta e mocionit të besimit është në rastin kur kryeminisri rrëzohet me shumë se një herë”./tvklan.al