4 të rinjtë që dhunuan me sende të forta 30-vjeçarin Ramadan Hasani, ngjarje e kjo e ndodhur 1 javë më parë në Korçë, janë liruar këtë të enjte nga Gjykata e Korçës.

Në seancën e zhvilluar togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorisë për ndryshim të akuzës nga vrasje me dashje e mbetur në tentativë që ishte referuar nga Policia e Korçës, në plagosje të lehtë me dashje.

Ky rikualifikim akuze ndaj të rinjve Spartak e Kristi Selimi, Marsel Xhakollarit dhe Erjon Gurrën i ka dhënë atyre lirinë.

Argumentimi i zbutjes së veprës penale për autorët të cilët tashmë janë në detyrim paraqitje, mbetet enigmë nga ana e prokurorisë e cila ka çmuar se veprimi i agresorëve kategorizohet si plagosje e lehtë.

Ngjarja e rëndë, pamjet e të cilës bënë xhiro në rrjet, dyshohet të jetë regjistruar për motive dobëta, megjithatë dhuna e ushtruar ndaj 30-vjeçarit Hasani bëri që policia të reagonte menjëherë.

Kjo e fundit e vlerësoi ngjarjen si një tentativë që mund të çonte deri në vrasjen e të riut, megjithatë kërkesa e Prokurorisë së Korçës zbehu ndjeshëm aktin barbar që 4 të rinj ndërmorën ndaj Ramadan Hasanit paraditen e 22 Marsit.

Tv Klan