Në Divjakë këtë sezon është zgjeruar hapësira për të bërë plazh. Autoritetet kanë marrë masat me pastrimin e rërës bregdetare dhe dezinfektimin e rërës. Sipas kryetarit të bashkisë është bërë gjithçka gati për të pritur pushuesit të cilët këtë vit do të jenë më të shumtë në numër.
Josif Gorreja, kryetar i bashkisë Divjakë: Bashkia ka marrë masa në gjithë vijën bregdetare, ka pastruar të gjitha mbetjet organike dhe ato plastike. Gjithashtu kemi bërë një krehje të rërës dhe pastrim të shkopinjve etj etj…Jemi bërë gati dhe presim padurim të na vijnë njerëzit për të pushuar.
Autoritetet janë përpjekur për të zgjeruar paketën turistike të zonës.
Josif Gorreja, kryetar i bashkisë Divjakë: Ne po mundohemi që turisti vendas dhe i huaj të mos kalojë një fundjavë disa orë, por të kalojë 3 netë. Ndryshe nuk i bën ato paketa turistike.
Divjaka nuk zgjidhet vetëm për detin. Zona ka një sërë destinacionesh përfshirë edhe lagunën apo pyllin e Karavastasë që preferohen nga vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.
Klan News