2 ditë pasi u largua nga banesa, uniformat blu kanë gjetur trupin e pajetë të 82-vjeçares me iniciale M.Q. në pyllin e fshatit Mjekës të Elbasanit.
Nga veprimet hetimore paraprake në vendngjarje, dyshohet që ajo të ketë rrëshkitur dhe rënë, për shkak të terrenit dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Sipas deklarimeve të familjarëve, e moshuara kishte dalë nga banesa për të kullotur bagëtinë dhe nuk është kthyer më.
Ndaj trupit të pajetë të 82-vjeçares do të kryehet ekspertizimi mjeko-ligjor. Referuar të afërmve, 82-vjeçarja dyshohet se vuante nga skleroza.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentinin me prova ligjore të ngjarjes./tvklan.al