Reali Madrid u rrëzua sërish. Pas 4 fitoreve radhazi skuadra e Zinedine Zidane në mënyrë dramatike humbi në Kataluna ndaj Espanyol në minutën e ’93 pas përfundimit të kohës së rregullt.
Ashtu si në ndeshjet e kupës, Real u paraqit sërish me disa lojtarë të ekipit të rezervave. Bale, Isco dhe Asensio nuk mundën të plotësonin boshllëqet. Uelsjani dhe fantazisti spanjoll nuk bindën, dhe u zëvendësua nga Zidane në pjesën e dytë.
Reali gjithsesi e dominoi kontrollin e topit, por nuk arriti të finalizojë. Espanyol besoi më shumë madje deri në fund të takimit duke arritur fitoren në minutën e ’93 me anë të sulmuesit Moreno.
Reali mbetet në vendin e 3-të, me 51 pikë teksa rrezikon të parakalohet sërish nga Valencia, në rast se fiton kundër Atletic Bilbao.
Tv Klan