Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është duke qëndruar për një vizitë në Kosovë më 22 gusht. Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Asnjëri deri më tani nuk janë deklaruar për media, ndërsa Tv Klan mëson se në këtë takim ishte i pranishëm edhe shefi i Inteligjencës së Kosovës, Petrit Ajeti.
Takimi i tij në presidencë është shoqëruar në masa të rrepta sigurie. Policia ka larguar gazetarët nga rrethojat e Kuvendit në emër të sigurisë së mysafirit, ndërsa hapësira është vëzhguar edhe me dronë.
Pas takimit me presidenten drejtori i CIA-s, raportohet të ketë hyrë në ambientet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, pasi para këtij objekti janë parë forca të shtuara të sigurisë. Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit konkretisht Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Tv Klan