Lajme Arkiva 2003
Për gjatë gjithë ditës protesta e familjarëve të Bathores është ndjekur nga forcat policore. Policia e shtetit dhe forca e ndërhyrjes së shpejtë kanë ditur të ruajnë qetësinë duke mbajtur me vete edhe lëndime, plagosje mes forcave të policisë. Keqtrajtimi i uniformave në momentet e acaruara të uniformës tregoi për një humbje kontrolli, shprehu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës Ilirjan Zylyftari ai tregon situatën gjatë 9 orëve protestë.
Ilirjan Zylyftari: Ishin protestuesit që protestonin për të drejtat e pretenduara prej tyre për kushtet ekonomike domethënë. Deri në një farë momenti shkoi mirë pastaj humbi kontrollin, u bllokua rruga nacionale detyra jonë institucionale është që të garantojmë rendin dhe qetësinë dhe gjithashtu rruga nacionale është e drejta e të tjerëve për të kaluar. Patëm një incident, policia u tërhoq, diti të ruante tolerancën dhenta gjithë ky konflikt u dëmtuan një numër policësh. Katër janë aktualisht me plagosje të lehta në Spitalin Ushtarak dhe tre të tjerë me plagosje të lehtë . Më në fund arritëm pas shumë përpjekjesh që të negociojmë mezi të gjenim një përfaqësues të negociojë dhe siç e patë edhe vetë tani njerëzit janë të kënaqur dhe presin për rezultatet e mëtejshme ne do të vazhdojmë të garantojmë rendin e qetësisë publike do të vazhdojmë të jemi në krye të detyrës dhe të garantojmë rrugën nacionale.
Gazetarja: Po nga ana e policisë u bë tërheqja para se të vinte lajmi i mirë nga takimet në qendër të Tiranës.
Ilirjan Zylyftari: Ne në fakt gjithmonë të tërhequr kemi qenë në këtë pjesë pasi e gjykuam më të drejtë moskonfortimin direkt për shumë arsye./tvklan.al