Luis Enrique po luan për të rifituar besimin e Paris Saint-Germain në Janar për një zgjatje të kontratës.

Përballjet në të cilat duhet të ketë sukses janë dy finale kundër Manchester Cityt dhe Stuttgartit që padyshim do të shënojnë të ardhmen e sezonit europian për parizienët.

Një eliminim i parakohshëm nga kompeticioni më i lartë i Europës do ta kthente përmbys projektin parizien, pavarësisht se Al Khelaïfi është shprehur se është i kënaqur me punën e tij dhe se në parim, e ardhmja e tij nuk varet nga performanca në Kupën e Europës.

PSG kishte planifikuar të zyrtarizojë rinovimin e Luis Enrique pas ndeshjes kundër Atletico më 6 Nëntor.

Humbja ndaj spanjollëve, 1-2 në minutën e fundit me një gol nga Correa, e shtyu njoftimin. Por, gjithçka po vonohet nga përballjet e PSG në Europë. Në kampionatin kombëtar gjërat janë të sigurta me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Gjithçka varet në ndeshjet e janarit. Situatë e vështirë edhe për klubin që ka ndryshuar disa trajnerë kohët e fundit, pikërisht për shkak të mungesës së arritjeve në Champions.

City dhe Stuttgart janë dy kundërshtarë të komplikuar dhe trajnerit do t’i duhet të punojë shumë. Rinovimi i tij, deri në vitin 2027, mund të vihet në pikëpyetje nëse ai nuk ecën përpara me kualifikimin.

Tv Klan