#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Një vit suksesi me American British STEM Academy (23 qershor 2024)
Kujdes Shëndetin
Risite ne trajtimin e kancerit, Liv Hospital
Ka një mesazh për ty
Sanja dhe Franko
Një dashuri e pashprehur, Franko ndan pengun: Kam qenë i akullt me mamanë time
Franko dhe Sanja janë vëlla e motër që në “Ka Një Mesazh Për Ty” i ka sjellë një arsye shumë e fortë: mamaja. Për të dy ata, ajo është njeriu i tyre më i shtrenjtë, por kanë secili ‘pengjet’ e veta kundrejt saj.
I pari që nis të tregojë anën e tij të historisë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është Franko. Ai është një personazh i njohur si publikun pasi ka qenë pjesë e disa trupave baleti. Baleti ka qenë ëndrra më e madhe e Frankos që e ka filluar në moshë të vogël dhe vendosi ta ndiqte duke shkuar deri në Francë. Ai kujton momentin e vështirë të ndarjes në aeroport nga nëna e tij.
Franko: Ai moment ishte jashtëzakonisht i vështirë, por tashmë rruga ishte ndërmarrë dhe unë duhet ta gjeja forcën që të përballesha me sfidën dhe me të gjithë karrierën time që do të vazhdonte në atë shtet që unë po shkoja.
Ardit Gjebrea: Si shkoi në Francë?
Franko: Në Francë përfundova 2 vitet që kisha studimet në Rosella Hightoëer në Kanë të Francës. Mora diplomën dhe të gjithë njerëzit më thoshin provo, provo të qëndrosh andej. Të them të drejtën, jam pak tip i sinqertë dhe e tregoj, kam guxim ta tregoj të vërtetën time. Provova në 3 audicione, sigurisht kërkesat janë shumë të larta, bëhej fjalë për 200-300 djem që provoheshin nëpër audicione dhe në në fund fare përzgjidheshin vetëm 4-5 djemtë që do të vazhdonin në një kompani të caktuar. Në këto 3 audicione unë nuk pata fatin të përzgjidhesha, nuk u bëra pishman për veten time dhe nuk u stopova, por në veten time dhe thellë, në brendësi të qenies time, më shtynte gjithmonë dëshira të kthehesha në vendin tim.
E njëjta histori u përsërit edhe me Sanjën. Ajo është po aq e lidhur me nënën, por studimet e kanë dërguar deri në Vjenë ku asgjë nuk ka qenë e lehtë. Por pavarësisht kësaj ngjashmërie, Sanja dhe Franko nuk e shprehin njësoj dashurinë ndaj nënës së tyre, Valbonës.
Sanja: Kur ika jashtë, java e parë ka qenë e tmerrshme sepse mami ka qenë ajo që gjithë kohësmerrej me punët e shtëpisë për ne, na ndihmonte për gjërat, kuzhina…
Ardit Gjebrea: I gjeje gati me një fjalë.
Sanja: Me pak fjalë po. Kur shkova atje, u hasa me një realitet tjetër, totalisht, që nuk i kisha më prindërit aty dhe duhet t’i bëja vetë, kështu që fillova dhe më rikujtoheshin në çdo moment fjalt e mamit që thoshte shiko se ti do të ikësh, duhet të mësosh, më jepte ato kritikat për të mirën time, por kur isha në Shqipëri nuk e kuptoja realisht, por di të them që pas javës së parë, çdo fjalë që ajo më ka thënë, çdo këshillë, prandaj dua t’i jap edhe këtë mesazh, dua t’i kërkoj falje pse nuk kam qenë pak më e vëmendshme te gjërat që ajo donte për mua. Kjo ishte edhe arsyeja pse ne kishim dëshirë që t’i bënim një surprizë kaq të bukur këtu në Televizionin Klan.
Ardit Gjebrea: Si e keni ju marrëdhënien e të shprehurit të dashurisë ndaj mamit?
Sanja: Tani unë jam ai personi i dashur i familjes, jam shumë ekspresive, e përqafoj para se të fle gjumë të dy, edhe mamin, edhe babin. Si e vogël që kam qenë, i puth dhe fle dhe vazhdon akoma kjo rutina ime. Për Frankon, besoj se ai mund të flasë vetë më mirë se është pak më i ftohtë mendoj.
Franko: Pikërisht. Një pikënisje kryesore që unë doja t’i jepja sot një premtim mamasë time është sepse unë jam e kundërta e motrës time. Duke u rritur me një disiplinë të hekurt për baletin, kam qenë më i akullt me mamanë time.
Ardit Gjebrea: Është ankuar ndonjëherë apo jo?
Franko: Është ankuar shpesh, i jap të drejtë plotësisht sepse përqafimet e mia të shpeshta i mungojnë. Unë përbrenda, unë e di vetë se çfarë ndiej dhe çfarë dashurie kam për të.
Ardit Gjebrea: Po pse nuk e bën?
Franko: Nuk e kuptoj akoma edhe vetë arsyen se përse nuk e jap plotëissht veten në çdo moment që ajo përqafon, në çdo moment që ajo puth dhe e ndiej si një barrë dhe një peng që unë do t’i jap një premtim sot që unë do të mundohem me doemos të ndryshoj dhe t’i jap atë afrimitetin që ajo kërkon gjatë gjithë kohës, përqafimet dhe puthjet që ajo vërtet i meriton.
Përvjetori plot dashuri i Valbonës: 50 vite duken shumë bukur te ti
Pas shumë dilemave, Valbona ka pranuar të jetë pjesë e “Ka Një Mesazh Për Ty”. Ajo shprehet se sigurisht dyshimi i parë se kush mund të fshihet pas ftesës për në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është vajza, Sanja por ajo e ka bindur se është në Vjenë.
Kur ekrani përpara saj hapet, Valbona sheh dy fëmijët, Frankon dhe Sanjën që janë dedikuar për t’ia bërë këtë 50-vjetor të magjishëm.
Valbona: Këta janë pasuria ime. Unë për këta marr frymë dhe gjithë jetën ia kam kushtuar familjes, për një familje të shëndetshme. Nuk i dua Zotit asgjë, vetëm shëndetin e tyre.
Ardit Gjebrea: Sa bukur është t’i shohësh të dy!
Valbona: Shumë bukur. Jam nëna më e lumtur në botë. Jam e lidhur edhe me Frankon shumë, edhe me gocën, por nuk e di, Frankon e kam lënë pak të lirë se është lidhur me të fejuarën e vet dhe e kam shkarkuar një pjesë të asaj që duhet të bëj.
Ardit Gjebrea: Ka një mesazh, ta dëgjojmë?
Valbona: Po.
Ardit Gjebrea: Urdhëroni!
Franko: Në radhë të parë të kërkojmë ndjesë që unë tjetërsoja çdo gjë për të qenë vërtet një surprizë për ty sot, për ato gënjeshtrat, në thonjëza, të bukura për ditën e sotme. Për një ditë të veçantë për ty dhe për një ditëlindje të veçantë për ty, 50-vjetorin, por zakonisht ditëlindjet janë edhe vetjake, edhe personale, edhe kënaqësi familjare dhe mbi të gjitha përveç rastit tënd të ditëlindjes që të gjitha vitet te ty duken shumë bukur, do të doja të të shprehja një mirënjohje nga zemra për të gjithë përkushtimin tënd që ke bërë për ne ndër vite. Ty ndoshta mund të të duket shumë çudi sot që unë po e shpreh kaq pastër dhe sinqerisht te ti këtë gjë, duke marrë parasysh edhe akulltësinë që unë kam te vetja ime, por jam mirënjohës dhe faleminderit nga zemra që ti je aty për çdo gjë dhe për çdo hap që ne hedhim në jetë.
Valbona: Shpirt! të lumtë goja zemra e nënës, mbrapa më ke!
Franko: Të të bekojë Zoti me shëndet dhe qofsh sa më gjatë në familjen tonë!
Valbona: Faleminderit shpirt!
Ardit Gjebrea: Sanja!
Sanja: Më e bukura në botë, ti sot bën 50 vjeç por për ne je 20, në lule të rinisë. Franko i përmblodhi të gjitha gjërat, por gjëja tjetër që dua të të them është që të kërkoj falje nëse ndonjëherë të kam mërzitur për ndonjë gjë dhe nuk ta kam dëgjuar fjalën ashtu siç ti më ke këshilluar gjithmonë. Dua të të them që të dua shumë, je gjëja më e shtrenjtë që unë kam dhe je shoqja ime më e ngushtë.
Vajza përlot nënën me lajmin, Gjebrea s’duron: Nuk e mbaj dot më shumë…
Pas fjalëve të bukura të dashurisë që mori nga fëmijët e saj, Sanja dhe Franko në “Ka Një Mesazh Për Ty”, pati edhe diçka tjetër për Valbonën. Sanja jeton prej disa kohësh në Vjenë për të ndjekur studimet dhe ka zgjedhur ditëlindjen e 50-të të nënës për t’i dhënë një ‘lajm’.
Ajo i thotë se duhet të shkojë në SHBA për punë, çka e trishton Valbonën. Përpara se kjo e fundit të shpërthejë në lot, ndërhyn moderatori i së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea që zbulon gjithçka.
Sanja: Pretendohet që unë ta përfundoj shkollën në shtator, por unë kam edhe një lajm tjetër për t’i thënë mamit.
Ardit Gjebrea: Që?
Sanja: Tani unë nuk ia kam thënë se doja t’jua tregoja fizikisht edhe ty, edhe babit dhe Frankos por mua më ka dalë një opsion shumë i mirë pune në Amerikë dhe…
Valbona: Të faltë i madhi Zot!
Sanja: Unë e di që largësia është shumë problem dhe do të jetë fakti që Amerika është shumë larg, avioni, orët e largëta e çdo gjë tjetër, por thjesht kisha dëshirë ta ndaja me ty këtë…
Ardit Gjebrea: Po si i bëhet?
Valbona: E vështirë është.
Sanja: Po mirë, pse mërzitesh tani? Kjo është për të mirën time.
Valbona: Unë e kisha edhe Frankon në Amerikë…i thashë burrit që nuk ndodh, dy fëmijët i dua këtu në shtëpinë time…. (mbytet nga lotët).
Ardit Gjebrea: Prit! Sot ke ditëlindjen, ishte një gënjeshtër, nuk e mbaj dot më shumë! Ishte një gënjeshtër! Më fal! Ishte një shaka që donim të ta bënim se e dimë sesa të shtrenjtë e ke.
Festa e ditëlindjes nuk quhet e tillë pa një tortë. Sanja dhe Franko shkojnë drejt nënës së tyre për të festuar së bashku duke i kënduar edhe këngën përpara se Valbona të shprehë qirinjtë. Në përfundim, Franko ka edhe një mesazh për një tjetër pjesëtar të familjes.
“Do të doja të bëja një përshëndetje edhe për shtyllën e familjes tonë, babain tonë që është shembulli më i mirë dhe që unë mundohem t’i ngjaj sadopak. Faleminderit nga zemra edhe atij!”, u shpreh Franko.
Shihemi në gjyq
Çifti i moshuar sherr për 20 milionë lekë
I huazoi 20 milionë lekë kunatit të djalit, Havaja përzë burrin: M’i fute fëmijët në dyfek!
Havaja dhe Shaqiri janë një çift i moshuar që i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” një problem 18-vjeçar. Konflikti për të cilin ata përballen në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ka filluar në vitin 2006. Një mik i shtëpisë, përkatësisht kunati i djalit i quajtur Avni u ka kërkuar një hua.
Ai është shprehur me të reja dhe çifti fillimisht ka menduar se bëhej fjalë për 2 milionë lekë, por në të vërtetë ishin 20. Për të mos dalë nga fjala e dhënë, Shaqiri ka shkuar në bankë dhe ka marrë nga paratë e djalit tjetër, pa pyetur fillimisht as djalin dhe as nusen për Avniun. Prej 18 vjetësh ky borxh nuk u është kthyer dhe nuk ka asnjë gjurmë prej Avniut.
Hava: Na ka ardhur Avniu në orën 6 të darkës me gjithë djalin e madh. Nuk e di sa e kishte, 18 a 17 djalin se nuk ia di.
Ardit Gjebrea: Çfarë e keni ju këtë Avniun?
Hava: Avniun ne e kemi vëllain e nuses së djalit. Unë pandeha se ky burri im do të jepte një 2 milionëshe.
Ardit Gjebrea: Po sa ju kërkoi ai?
Hava: Unë s’e dija, unë e dija 2 milionë.
Ardit Gjebrea: Të vjetra?
Hava: Të vjetra. Kur u ngrit në mëngjes zotëria, më thotë mua që ai do 20 milionë. Ua, çfarë thua? Kthehu i thashë unë, mos ik për 20 milionë se nuk i bën dot. I kam dhënë fjalën tha, jam burrë e do të shkoj. Tani thotë nuk dal nga shtëpia. Zonja Eni, do të më ndihmosh.
Ardit Gjebrea: Po ç’u bë me ato 20 milionët?
Hava: Nuk e di ç’u bë.
Ardit Gjebrea: A i ke marrë?
Hava: Ku kam marrë?
Ardit Gjebrea: Po sa vjet u bënë?
Hava: 18 vjet.
Ardit Gjebrea: Po mirë, a është vëllai i nuses së djalit?
Hava: Është vëllai i nuses së djalit, nuk më ka faj as djali, as nusja se s’i kam pyetur.
Ardit Gjebrea: Po pyete nusen ti.
Hava: Nuk e pyeta kur ia dhashë. Tani edhe asaj nuk i vjen mirë, edhe mua më vjen turp që kam ardhur këtu por më ka detyruar burri që i bëj këto gjëra. Më ka detyruar, më ka sjellë deri këtu.
Havaja është e gatshme të shesë shtëpinë e ndërtuar me mund dhe t’i japë paratë djalit vetëm për të shmangur konfliktin familjar që “ka futur fëmijët në dyfek”. Shaqiri refuzon kategorikisht dhe gruaja vazhdon ta kundërshtojë e t’i thotë se duhet të dalë nga shtëpia.
Hava: Nuk ta kam borxh! 18 vjet mos të fle gjumë natën! M’i ke futur fëmijët në të zeza! M’i ke futur fëmijët në dyfek! More vesh?
Shaqir: Nga shtëpia nuk dal kurrë unë!
Hava: I kam mbajtur deri më tani, të keqen mami kemi miqësi, të keqen mami mos se kemi nipërit, por nuk i mbaj dot më fëmijët!
Shaqir: As me forcë më nxjerr dot, as me ligj!
Hava: Dëgjove, dëgjova thua! Dil nga shtëpia!
Shaqir: Shtëpitë janë të miat!
Hava: Lëri shtëpitë, s’i ke bërë vetëm shtëpitë!
Shaqir: Shtëpitë e Oltjonit dhe Rexhepit janë të miat!
Hava: Atje të shkosh, te Oltjoni e te Rexhepi! Këto do t’i shes! Ose ik në Xhenova!
Shaqir: Kush është në Xhenova?
Hava: Avniu është në Xhenova. Ec atje, merr lekët dhe shtëpia është atje pastaj! Të nxjerr unë që çke me të! Jo unë vetëm, por do të të nxjerrin djemtë!
“S’ke as din, as iman! Kodosh!” Burri i shkon gruas me bastun, Gjebrea ndalon gjithçka
18 vite më parë, një mik trokiti në derën e Havasë dhe Shaqirit për të marrë hua 20 milionë lekë. Sot çifti i të moshuarve ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për shkak të konfliktit që kanë sjellë këto para. Miku që mori paratë, Avniu është kunati i djalit të tyre dhe fillimisht ata menduan se kërkoi 2 milionë lekë, por rezultuan të ishin 20.
Shaqiri iu përmbajt fjalës së dhënë dhe ia huazoi paratë, por ende s’kanë marrë asnjë qindarkë mbrapsht. Havaja i kërkon burrit që të shesin shtëpinë dhe t’u kthejnë paratë fëmijëve, por Shaqiri s’pranon. Nga shqetësimi, ajo i kthehet me fjalë të rënda që nxeh keqazi situatën mes tyre.
Hava: S’më zë gjumi natën! Kam hallin e fëmijëve, do të më vriten! Do të më vriten fëmijët me këto që më ke bërë! Do të më vriten fëmijët! Ti s’e ke fare problem!
Shaqir: Problem e kam edhe unë por ama…
Hava: S’ke as din, as iman! Dole kodosh te mua e te fëmijët! Na ke përgënjeshtruar! E dija për 2 milionë lekë, nuk e dija për 20 milionë! Më ke hequr trurin!
Shaqiri ngrihet nga karrigia me bastunin në dorë dhe nis të shkojë drejt Havasë, por ndërhyn Ardit Gjebrea.
Shaqir: Më thotë kodosh! Kujt i thotë kodosh ajo? Unë jam 80 vjeç!
Ardit Gjebrea: E dëgjove gabim, nuk të tha.
Shaqir: E dëgjova tamam unë!
Hava: Nuk e bëre këtë punë?
Shaqir: Mos u mundo deri atje me këtë shkop se e shoh që po e drejton, ulu mos u lodh.
Hava: Ti e bëre këtë punë! Nga 2 milionë lekë i çove 20! 2 milionë do ia kisha falur!
20 milionë lekë futin në sherr çiftin e moshuar: Le të ndahemi para kohe!
Për zgjidhjen e problemit me të shoqin, Havaja shtron dy mundësi: ose Shaqiri të pranojë të shesë shtëpinë dhe t’i kthejë 20 milionë lekët djalit, ose të shkojë në Xhenova dhe t’ia kërkojë huamarrësit, i cili është kunati i djalit, Avniu.
Asnjë prej këtyre alternativave nuk i përshtatet Shaqirit të moshuar. E lodhur nga konflikti 18-vjeçar për të cilin përballen në “Shihemi në Gjyq”, Havaja shpreh gatishmërinë për t’u ndarë, çka habit studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.
Hava: Ik në Xhenova merr paratë, nuk shesim shtëpinë! Hopa! Me aeroplan, shtëpitë janë të tuat!
Eni Çobani: Pra je dakord Hava të ndahesh me burrin në këtë moshë që je?
Hava: Po të ndahem! Le të ndahemi para kohe! Se edhe të ikësh rrugëve në këtë moshë, 74 vjeçe nuk ia kam borxh!
Shaqir: Nuk ikën burri nga shtëpia, ikën gruaja nga shtëpia!
Hava: Jo, jo, rri urtë, lër shtëpinë ti! Nuk i ndal dot më fëmijët unë, deri më tani i kam ndalur, tani e tutje nuk i ndal më!
Ardit Gjebrea: Hava, më shuaj një kureshtje, djali yt flet me kunatin? Se e ka kunat, dëgjohen në telefon?
Hava: Nuk i kam rënë në qafë djalit, të them të drejtën, nuk i kam thënë gjë se ka gruan, nuk dua të prishë familjen djali. S’i kam thënë që ku je, ti foli kunatit dhe gruaja do të mbajë nga vëllai se e ka vëlla.
Konflikti 18-vjeçar i çiftit/“Djali duhet të reagojë për prindërit”, Havaja-Gjebreas: Ka faj burri që s’e pyeti
“Burri apo vëllai?” Kjo është pyetja që Ardit Gjebrea i drejton publikut gjatë rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Situata e krijuar mes çiftit të moshuar Hava dhe Shaqir ka nisur me huadhënien e 20 milionë lekëve kundrejt kunatit të djalit, Avniut, rreth 18 vite më parë.
Këto para Shaqiri i ka dhënë pa pyetur më parë të birin dhe janë marrë nga llogaria e djalit më të vogël, për të cilin ai kishte të drejtë firme. Prej 18 vitesh, nuk kanë marrë asnjë qindarkë prej Avniut, ndërsa djali që e ka kunat dhe nusja s’u kanë thënë asgjë.
Havaja thotë se nuk i ka pyetur pasi nuk do që t’i vendosë në pozita të vështira dhe as të bëhet shkas për përçarjen e familjes. Kjo deklaratë nxiti pyetjen e Gjebreas, i cili evidenton edhe reagimin e munguar nga djali dhe nusja. Por Havaja thotë se Shaqiri nuk e ka pyetur të birin për t’ia dhënë këtë borxh kunatit të tij, por ka vepruar sipas dëshirës.
Ardit Gjebrea: Në qoftë se nusja jote takohet me vëllain dhe rri sikur s’ka ndodhur asgjë, mua nuk më bën sens. Pra kur ti ke motrën apo vëllain që të ka një borxh të madh, ti vazhdon sikur s’ka ndodhur gjë, burri, në këtë rast djali yt, bën sikur s’di gjë, ju bëni sherr prej 18 vitesh, mua kjo gjë nuk më bën sens. Nëse unë do të isha në këtë situatë me prindërit e mi, kurrë, do të bëja në radhë të parë gjithçka për prindërit se ata s’ke ku i gjen njëherë, sigurisht as motër e as nuse s’ke ku gjen…
Hava: Mbase ai e ka bërë e unë s’e kam dëgjuar, po ai ka kthyer kurrizin te e motra, te miku, te shoku dhe nuk do t’ia dijë. Kam 12 vjet nëpër institucionet e qeverisë dhe nuk kam gjetur asnjë të drejtë.
Ardit Gjebrea: Institucionet e qeverisë, ky djali yt e di që ke 12 vjet që shkon në institucionet e qeverisë? Nuk të ka ardhur ndonjëherë të të thotë…
Hava: Asnjëherë. Ja sot kemi ardhur të dy burrë e grua vetëm. Kemi ardhur vetëm. Djemtë e tjerë i kam në Xhenova.
Ardit Gjebrea: Hava, ti e ke djalë, e ke shpirt dhe xhani i nënës e di unë se çfarë është, por është edhe xhani i djalit për nënën që duhet të reagojë.
Hava: Të them një gjë? Ka faj burri im që nuk e ka pyetur djalin.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Hava: Pse s’e pyeti djalin kur i dha lekët?
Eni Çobani: S’e ka pyetur se ishte kunati i djalit. More djalë, t’ia jap apo mos t’ia jap? Pra ia ka dhënë pa lejen e djalit. Tani djali çfarë përgjegjësie ka? Pse ia dhe, i thotë djali, mua më pyete që t’ia jepje kunatit? Kunati mund t’ia kërkonte këtij, djalit të vet, pse erdhi te vjehrri i motrës?
Ardit Gjebrea: Viktima.
Eni Çobani: Atëherë ky duhet të bënte telefon, ka ardhur Avniu, t’ia jap, mos t’ia jap?