#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#Zamira # Hekuran ##edielashqiptare #dashuri # tvklan #arditgjebrea #dashuri #prind #mbese #kadrie #nuse #vjeherr #belgjike #tradite
Nuse e shkuar nuses! Zamira habit studion: U laja këmbët vjehërrve çdo natë
Zamira jeton prej 24 vitesh në Belgjikë dhe një peng e ka sjellë në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Fillimisht ajo nis të rrëfejë filimin e historisë së saj duke treguar se në vitin 1989 u fejua me mblesëri dhe një vit më vonë u martua. Nga pas e ndiqte gjithnjë porosia e të atit që kur ai ta vizitonte, të ishte gjithnjë ballëlartë për të bijën.
Familja e bashkëshortit ishte e madhe sepse veç prindërve, ai kishte edhe pesë vëllezër e dy motra. Megjithatë, ata e pritën shumë mirë ndërsa në shtëpinë e tyre qëndronin vetëm vjehrrit. Zamira habit studion e së “Dielës Shqiptare”në Tv Klan kur tregon se çfarë kujdesi të veçantë tregonte për ta.
Ardit Gjebrea: I ndrysje, domethënë u bëje masazh? U laje këmbët?
Zamira: Këtë e kam bërë për 10 vite me radhë që kam ndenjur me ata.
Ardit Gjebrea: U laje këmbët çdo natë?
Zamira: Ua laja këmbët çdo natë, me ujë të ngrothë.
Ardit Gjebrea: Të dyve?
Zamira: Të dyve.
Ardit Gjebrea: Uau!
Të pyetura nga Ardit Gjebrea, zonjat dhe vajzat e publikut thanë se nuk do të kishin vepruar njësoj. Zamira tregon se ajo e kishte mësuar këtë duke parë të ëmën që i lante këmbët vjehrrës së saj. Edhe sot që jeton në Belgjikë, Zamira vepron njësoj sa herë që kthehet në shtëpi.
Ardit Gjebrea: Vazhdon ta bësh akoma?
Zamira: Po, edhe kur vij, sot që vij dy javë, një herë në vit.
Ardit Gjebrea: Vërtet?
Zamira: Vjehrrit ia bëj me gjithë shpirt se e meriton, e meriton shumë.
Ardit Gjebrea: Kjo më pëlqeka pafund!
Zamira: Është një super vjehërr!
“I dëshiruar jam!”, Hekurani bie në ‘kurthin’ e Gjebreas, shpërthejnë të qeshurat: Ç’dua më grua unë?
Studioja e “Ka Një Mesazh Për Ty” u mbush me shumë të qeshura e ëmbëlsi me ardhjen e Hekuranit. I moshuari nuk e di se në anën tjetër të studios së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ndodhet nusja e tij, Zamira. Përpara se t’i zbulojë se kush e pret, Ardit Gjebrea nis të bisedojë me të duke i thënë se një zonjë ka shprehur pëlqim për Hekuranin, çka shkakton shumë të qeshura.
Ardit Gjebrea: Se kush të ka parë në dyqan, të ka pëlqyer dhe ka ardhur. Thonë meqenëse Hekurani është beqar, tani ta kalojmë jetën bashkë.
Hekuran: Lëre, mos e pyet se kam pasur dy gra unë, më kanë vdekur dhe kështu që i dëshiruar jam, nuk e di jo.
Ardit Gjebrea: I dëshiruar je?
Hekuran: Pupupu!
Ardit Gjebrea: E pranon domethënë?
Hekuran: E pranoj se…
Ardit Gjebrea: Çdo të bëjmë tani, e pranojmë! Ah! Më fal, sa vjeç je ti?
Hekuran: Unë jam datëlindja….
Ardit Gjebrea: Mos e trego, mos e trego! Sa vjeç je ti? Ajo është 72, është okej?
Hekuran: S’e di, aq mund të jetë.
Ardit Gjebrea: Do ta doje 72 vjeç?
Hekuran: Mundet.
Ardit Gjebrea: E kuptove çfarë po them, po them që ka ardhur një zonjë që të kalojë jetën me ty, të simpatizon, të ka qejf?
Hekuran: Ça të them unë… le të dalë ajo… unë…
Ardit Gjebrea: Për muhabet të do.
Hekuran: Për muhabet…
Ardit Gjebrea: Hë se e pashë që një moment u stepe.
Hekuran: Për muhabet po, unë jam 90 e ca vjeç, kam djemtë, nuset, nipërit, ç’dua më grua unë? Lërmë rehat o i uruar!
Ardit Gjebrea: Për muhabet more muhabet!
Hekuran: Muhabet po!
“Pastë uratën!”, vjehrri përlotet nga surpriza e nuses
Zamirën e solli në “Ka Një Mesazh Për Ty” pengu i saj i 24 vitve. Ajo ndau në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan një histori të mbushur me dashuri e respekt për prindërit e bashkëshortit me të cilët jetoi 10 vite dhe u kujdes pa kursyer asgjë.
Zamira tregoi sesi largimi drejt Belgjikës ishte një brengë për të pasi iu duk se i braktisi ndërsa me dhimbje ndau edhe momentin kur vjehrra dha shpirt në krahët e saj. Megjithatë, sa herë kthehet, ajo vijon të tregojë të njëjtin përkujdes ndaj vjehrrit, Hekuranit që e ka thirrur për ta surprizuar duke dhuruar shumë emocione.
Hekuran: Pastë uratën! S’kam çfarë them tjetër! Kam kënaqësi të madhe shumë! Nuk e dija, është gjë e papritur se ne jemi moshatarë kështu që nuk kam çfarë them! Shyqyr që erdhe mirë, të jeni mirë, me burrë, me fëmijë, me gjithë të dashur.
Zamira: Shumë faleminderit!
Hekuran: Shumë faleminderit! Paç uratën! Të rroni!
Ardit Gjebrea: Ka një mesazh për ty, do ta dëgjojmë së bashku?
Hekuran: Ta dëgjojmë!
Zamira: Baba!
Hekuran: Urdhëro!
Zamira: Unë të dua shumë, si babin tim.
Hekuran: Edhe unë të dua shumë.
Zamira: Të kam dashur dhe të respetkoj derisa ti të jesh gjallë. Unë të falenderoj sot publikisht për zemrën që ke, për fjalët e ëmbla që më ke dhuruar gjithmonë dhe që nuk je mërzitur asnjëherë, edhe pse të kam lënë vetëm. Të dua shumë, baba!
Hekuran: Ju dua shumë! Paç uratën!
Zamira: Je shumë i mirë dhe unë do të të gjendem në çdo moment kur ti të kesh nevojë, unë jam gati të sakrifikoj çdo gjë për ty. Je super!
Në momentin e përqafimit, Zamira shkon drejt vjehrrit të saj dhe i puth dorën.
/tvklan.al