#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

“Ish-i i burrit na përndjek!”, Adriana dyshuese ndaj të shoqit: Mos të ka vajtur mendja për atë?

Adriana ka kërkuar ndihmën e “Shihemi në Gjyq” për të gjetur një rrugë ndërmjetësimi mes saj dhe bashkëshortit, Bashkimit. Siç shpjegon ajo në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, problemi vjen prej ish-bashkëshortes së tij.

Adriana dhe Bashkimi vijnë nga martesa të mëparshme respektive dhe tashmë janë martuar bashkë. Adriana thotë se mendonte se do të gjente lumturinë, por është përballur me praninë e vazhdueshme të ish-bashkëshortes së tij në jetën e tyre që e shqetëson.


Adriana: Ish-gruaja e burrit tim na shfaqet kudo, na e ka bërë jetën shumë të vështirë, jo vetëm mua, por edhe burrit  tim. Kudo që të shkojmë, atë do ta kemi nga mbrapa, në çdo vend që të shkojmë, në çdo vend që të shkojmë ajo do të na shajë, do të na ofendojë me fjalët më fyese që mua nuk m’i lejon fjalori që t’i them, është shumë ofenduese për mua.

Eni Çobani: Zonja e parë e Bashkimit?

Adriana: Po, zonja e parë e Bashkimit. Tani ai në vend që të fillojë të marrë drejtim, rri shumë i qetë, nuk e di çfarë ka.

Ardit Gjebrea: Ju shan të dyve apo vetëm ty?

Adriana: Më shan edhe mua, shan edhe këtë, më thotë mua “ik, ik, ec para ti, s’ke punë, kush je ti, çfarë do ti”, gjithmonë pretendon nga ai shumë gjëra, pretendon para, nuk e di çfarë ka ose është e betuar të më ndajë mua me atë. Bashkimi duhet të flasë, nuk e di tani.

Ardit Gjebrea: Po Bashkimi ç’faj ka në këtë mes?

Adriana: Bashkimi nuk e di, duhet të jetë më i zoti që t’i tregojë vendin asaj. Nëse do të jetojë me atë, të shkojë me atë, nëse do të jetojë me mua, të vijë me mua, nuk e di. Unë dua të jetoj e lumtur, nuk jam e lumtur, jam në gjendje shumë depresive nga të gjitha anët.

Çifti është i martuar prej 5 vitesh. Adriana tregon se e ka gjetur të ndarë Bashkimin, ndërsa ky i fundit shton se pjesë e problemit është fakti që shtëpitë e tyre dhe ish-gruas së tij janë pranë. Kjo bën që çifti dhe ajo të rastisin shpesh dhe të ndodhin takime të pakëndshme.

Bashkim: Kjo del të bëjë pazare, e takon rrugës atë, edhe unë kur dalim.

Ardit Gjebrea: Më fal, ti kur del rrugës, e takon atë?

Adriana: Ku di unë, mbase e takon.

Bashkim: Unë them që mundet të rastisë se jemi afër.

Ardit Gjebrea: E qartë, them që kur e takon ia jep dorën, e takon?

Adriana: E takon si s’e takon ai!

Ardit Gjebrea: Po armiq nuk janë!

Adriana: Si nuk janë armiq, po ta takojë shpesh?! Jo do të lajmë tokat, jo do të ndajmë shtëpinë, jo do të ndajmë këtë. Vajti kaq vjet kjo z. Ardit, njeriut i jepet një drejtim. Ta bëjë pra ndarjen e pasurisë, të bëjë çfarë të dojë, jo ta takojë atë  një më dy në rrugë, unë s’do të merrem me atë. Edhe unë jam e frustruar ashtu, s’mund të jetoj në atë mënyrë unë! Unë kam besim pra por ka ikur besimi nga bashkëshorti im, si mund të jetoj unë?

Eni Çobani: Kur ka filluar ky shqetësim, që nga dita e parë?

Adriana: Që nga dita që kam ardhur unë, ashtu ka filluar ai, një e më dy takonte atë. Tani duhet të ndajnë pasurinë, kanë pronat, kanë shtëpinë qës’e kanë ndarë akoma. Në qoftë se do të ndajë pasurinë, të shkojë në gjyq, të hapë seancë gjyqësore të bëjë çfarë të dojë, jo të takojë atë zonjën. Ore, mos të ka vajtur mendja për atë ty? Ik merre, aty e ke!

Bashkim: Jo, për atë jo, mund të gjej ndonjë tjetër.

Ish-gruaja nxit sherrin mes çiftit: Divorci i siguron para në Zvicër, në Shqipëri merr vilën

Adriana dhe Bashkimi janë dy bashkëshortë që e kanë lidhur jetën me njëri-tjetrin pas shkëputjes nga martesat e mëparshme që kanë qenë të vështira për të dy. Adriana është nismëtarja e përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq” pasi thotë se ish-gruaja e Bashkimit nuk e lë çiftin të qetë.

Sipas shpjegimit të Adrianës në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, të dyja palët jetojnë në Zvicër dhe shtëpitë ndodhen pranë. Takimet e rastësishme mes tyre janë shumë të shpeshta, por Adriana është e shqetësuar e madje siç pranoi edhe vetë, xheloze për takimet mes Bashkimit e ish-it të tij.

Nga ana tjetër, Bashkimi thotë se ka diçka tjetër në këtë histori. Përgjatë martesës së parë, është vendosur një pasuri e përbashkët, vilë trekatëshe në Vorë. Në vitin 2018 që ka ndodhur divorci, ai ka pasur një detyrim financiar ndaj njërit prej dy fëmijëve i cili vazhdonte studimet e larta.

Eni Çobani shpjegon si ka rrjedhur zhvillimi i pagesave duke qenë se divorci është bërë në Shqipëri ndërsa të gjithë jetojnë në Zvicër.


Eni Çobani: Në ’18-ën është bërë zgjidhja e martesës, zotërisë i është lënë një detyrim kundrejt njërit prej fëmijëve për shkak që ky fëmijë vazhdonte studimet e larta dhe meqenëse ligji thotë deri në përfundim të studimeve të larta, edhe pse fëmija mund të jetë madhor, prindi i cili nuk e ka kujdestarinë e këtij fëmije, duhet të paguajë edhe pension ushqimor. Këtë pension ushqimor zotëria nuk kishte filluar t’ia jepte sepse kishte pasur pretendimin që këtë zonja po e merrte në Zvicër, ndërkohë zonja vjen në Shqipëri, vë në ekzekutim këtë detyrim të cilin thotë që meqenëse zotëria nuk më ka paguar për kaq vite, kjo kalon me vlerën e gjysmës së banesës që i takon Bashkimit. Ndërkohë merr të gjithë banesën dhe i thotë Bashkimit që ti nuk ke vend këtu sepse unë e kam fituar me përmbarim për shkak të  mospagimit të detyrimit ushqimor.

Sipas Çobanit, kjo është edhe arsyeja që kanë ndodhur takimet e shpeshta mes Bashkimit e ish-gruas së tij. Ai ka dashur t’i shpjegojë që detyrimi  financiar është shlyer dhe s’ka arsye që ai të paguajë edhe në Shqipëri, madje kjo dëshmohet përmes transfertave bankare.

Eni Çobani: Vendimi që mbaron në Shqipëri merr formë të prerë. Në momentin që merr formë të prerë dhe ne nuk jetojmë në Shqipëri, por divorcin e kemi bërë në Shqipëri, atëherë ky vendim na vlen për shtetin në të cilin jetojnë të dy sepse ky detyrim nuk mund të merrej nga Shqipëria sepse çifti jetonte atje, dajali shkollohej atje. Atëherë merret vendimi, noterizohet, vihet edhe vula apostile dhe çohet në shtetin përkatës. Atje merret një avokat dhe bëhet një ekzekutim dhe këtë e ka bërë zonja në Zvicër, pra e ka marrë vendimin shqiptar, e ka vënë në ekzekutim dhe i ka thënë Bashkimi avokati atje kaq e ke faturën zotëri për djalin derisa të përfundojë shkollimin dhe Bashkimi ka filluar se edhe në qoftë se nuk e bën Bashkimi, ta mban shteti direkt nga banka.

Detyrimi financiar njihet, por ish-gruaja e Bashkimit ka marrë vendimin dhe ka shkuar në një zyrë përmbarimore në Shqipëri ku nuk dihet nëse e ka informuar për procedurat e mëparshme. Zyra ka vijuar me përllogaritjen duke rezultuar se vlera që Bashkimi duhet të paguajë në Shqipëri përkon me gjysmën e vilës. Ndërkohë në vendimin e gjykatës është caktuar një pension prej 30.000 lekësh ndërsa Adriana shton se në Zvicër, Bashkimi i ka  paguar ish-gruas edhe 15.000 franga shtesë.

“S’është i zoti për asgjë! S’ka autoritet!”, Eni Çobani i del në mbrojtje Bashkimit: Këtë s’e toleroj!

Takimet mes Bashkimit dhe ish-gruas së tij kanë prishur harmoninë në familjen e Adrianës. Ajo ndau shqetësimin e saj në “Shihemi në Gjyq” lidhur me ish-in e burrit ku tha se nuk i lë të qetë, po e zhvat duke i marrë para në Zvicër, vilën në Shqipëri si dhe takohen shpesh.

Në të vërtetë, Bashkimi dhe ish-gruaja e tij kanë ende disa probleme ligjore për të zgjidhur të cilat kanë qenë edhe arsyeja e takimeve. Megjithatë, disa herë gjatë rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Adriana përmendi se nëse ky problem vazhdon, ajo do t’i japë fund martesës 5-vjeçare. Ndër të tjera, pati edhe disa deklarata të rënda për të shoqin.


Adriana: Të gjitha ia kanë marrë këtij, s’është i zoti për asgjë! Ku di unë!

Eni Çobani: Tani, i zoti për ty është njëherë?

Adriana: Për mua është i zoti të kem harmoni në shtëpinë time dhe t’i zgjidhë gjërat  e veta se unë s’dua stres në shtëpi.

Eni Çobani: Atëherë e do Bashkimin apo nuk e do Bashkimin zonjë që Bashkimi ta dijë, do të mbarojë kjo martesë e dytë dhe të gjejë të tretën apo të vazhdojë me ju?

Adriana: Të rregullojë gjërat e veta, po s’i rregulloi me ish-gruan s’ka, s’dua më takime rrugëve unë.

Bashkim: Mos do një që të të keqtrajtojë?

Adriana: Jo, s’dua të më keqtrajtojë njeri,  në dua një njeri që të ketë autoritetin e tij, dinjitetin e tij. Ti s’ke as autoritetin, as dinjitetin. Kush është të dalë ajo tjetra, të ka vënë tjetra para mendo tani!

Duke sjellë në vëmendje sakrificat e Bashkimit për të që siç u tha gjatë rubrikës, e mori nga Shqipëria në Zvicër bashkë me dy fëmijët, Eni Çobani reagoi e indinjuar për deklaratat e Adrianës duke i dhënë një  këshillë.

Eni Çobani: Ka bërë edhe ai një sakrificë dhe tani të vijë një grua dhe të thotë ky nuk është i zoti, unë këtë nuk e toleroj dot! Ky është shumë i zoti, ky është një bashkëshort i shkëlqyer, ke pasur një fat të jashtëzakonshëm dhe unë po të them dhe ma dëgjo këshillën: unë një martesë kam, ti ke dy, nuk të uroj të ndash edhe të dytën se nuk i dihet te i treti se si shkon se rruga po u hap nuk dihet kur mbaron, atëherë shikoje me dashuri se ke një burrë të mrekullueshëm, të dashur, të respektueshëm dhe burra të tillë është shumë vështirë që t’i gjesh sot!

Dashuria triumfon mbi dyshimet, Adriana dorëzohet dhe përqafon bashkëshortin

Dyshimet se mes Bashkimit dhe ish-gruas së tij mund të ketë ende diçka vazhdojnë ta mundojnë Adrianën edhe pas shpjegimit se arsyeja e takimeve të tyre kanë qenë problemet ligjore. Ajo kujton në “Shihemi në Gjyq” përmendjen e një dhome që nuk është e sigurt se çfarë ka përfaqësuar,  por kërkon që kjo situatë të marrë fund.

Në këtë moment, Adriana është afruar pranë tavolinës së Bashkimit dhe ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani e nxit që t’i besojë bashkëshortit dhe të pajtohet.


Eni Çobani: Je afër aty tani, hidhi duart burrit, mos e lër burrin se do të ta marrë ndonjë e tretë se e  ke burrë të mirë.

Adriana: Në qoftë se s’më do mua ai mund të shkojë te e treta, në qoftë se s’më do!

Ardit Gjebrea: Mos trego nga publiku se janë në rregull ata se the mos të shkojë te e treta…

Bashkim: Nuk ka qenë dhomë hoteli ajo jo!

Adriana: S’ka qenë dhomë hoteli ajo, ça, ka qenë shtëpi, do të na dalë ndonjë shtëpi tjetër tani! edhe atë ta kanë marrë!

Ardit Gjebrea: Nejse Bashkim, lumturohu se nga dashuria e ka.

Adriana: Znj. Eni nuk është problemi këtu, ky duhet të jetë i zoti i vetes.

Eni Çobani: Po është i zoti i vetes ai por është tipi i tillë që do të ruajë qetësinë.

Adriana: Më vjen keq se nuk është se nuk e dua burrin tim!

Adriana thotë se nuk ka asnjë qëllim për të përfituar prej bashkëshortit pasi ajo i është mirënjohëse për gjithçka ka bërë për të dhe fëmijët e saj. Ajo deklaron se e do vërtet.

Adriana: Para të gjithëve po e them këtu publikisht, nuk dua asgjë nga burri im, nuk dua asgjë!

Eni Çobani: Burrin e do?

Adriana: E dua burrin pra!

Eni Çobani: Po përqafoje!

Problemi i çiftit zgjidhet me një përqafim.

/tvklan.al