#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #xhemile #elisa #tradheti #silvana #biresim #nenabiologjike
“Ma nxirrni atë të degjeneruarën nga shtëpia”, përballja e kunatave: Doja të njihja nënën time!
Inserti i Xhemiles në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan nis me një kërkesë shumë të fortë. Ajo i drejtohet dikujt si “e degjeneruar” dhe kërkon që të dalë nga shtëpia.
“Jam motra e shumë vëllezërve. Ne nderin e mbajmë shumë të lartë prandaj kam ardhur këtu që atë të degjeneruarën të ma nxirrni nga shtëpia patjetër”.
Me hyrjen e Xhemiles në studio, mësohet se bëhet fjalë për kunatën. Xhemilja i përsërit me ngulm kërkesën Eni Çobanit dhe thotë se kunata ia ka shkatërruar jetën vëllait.
Xhemile: Përshëndetje Ardit, përshëndetje Eni! Sot kam ardhur që kunatën time të ma nxirrni nga shtëpia. Nuk duroj më.
Ardit Gjebrea: Do të nxjerrësh kunatën nga shtëpia?
Xhemile: Patjetër. Ma nxirr nga shtëpiaEni se nuk duroj më se ia ka shkatërruar jetën vëllait tim. Unë do të rris kalamajtë e vëllait.
Eni Çobani: Nuk e nxjerr Eni nga shtëpia, do të dëgjojmë…
Ndryshe nga Xhemilja që shfaqet e palëkundur, në insertin e saj Elisa është e përlotur. Ajo thotë se ka 7 muaj larg familjes dhe thjesht ka takuar nënën e saj.
“Nuk kam bërë gjë. Kam 7 muaj jam pa fëmijët, jam pa burrin, jam pa familjen time, nuk kam bërë asnjë lloj krimi, vetëm kam takuar mamanë time”.
Edhe në studio, Elisa vjen në të njëjtën gjendje të përlotur dhe shton se s’ka bërë asnjë gabim, por ka dashur të njohë nënën e saj.
Elisa: Unë nuk e di se për çfarë më ka sjellë kunata ime këtu, unë nuk kam bërë absolutisht asnjë lloj gjëje… thjesht kam arritur për të njohur nënën time, pas kaq vitesh. Nuk kam bërë asnjë lloj gabimi, kam 7 muaj pa parë fëmijët e mi, nuk më pranojnë në shtëpi, nuk kam bërë ndonjë gjë, absolutisht asnjë gjë nuk kam bërë.
“ Isha fryt i një tradhtie”, sekreti tronditës familjar: Nëna u dashurua me kunatin, më braktisi në maternitet
Largimi prej 7 muajsh nga shtëpia e ka sjellë Elisën përballë kunatës së saj, Xhemiles në “Shihemi në Gjyq”, që i kërkon të dalë nga shtëpia. Por detaji që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ishte fraza e Elisës se donte vetëm të njihte nënën e saj.
Ajo nis të rrëfejë më tej historinë tronditëse ku tregon se vetëm 3 vite më parë ka takuar nënën biologjike. Elisa thotë se ajo e kishte lënë në Shtëpinë e Fëmijës kur ishte vetëm një ditëshe dhe më pas ishte birësuar.
Elisa: Unë sot jam 38 vjeç. Në moshën 35-vjeçare, përpara 3 vjetësh, unë kam njohur nënën time biologjike. Mua më kanë rritur dy prindër të mrekullueshëm, më kanë marrë nga Shtëpia e Fëmijës…më kanë marrë dy muajshe.
Xhemile: Çfarë prindërish të mrekullueshëm moj?
Eni Çobani: Po flet për prindërit birësues moj zonjë, jo për biologjikët, për birësuesit, të lutem, dëgjo tani.
Elisa: Ata sot nuk jetojnë më.
Eni Çobani: Edhe njëherë Elisa, ti je një vajzë e birësuar, që në një moshë shumë të vogël apo jo?
Elisa: Shumë të vogël.
Eni Çobani: E sapolindur.
Elisa: E sapolindur, njëditëshe në maternitetin e Bradasheshit, Elbasan. Nëna ime biologjike e ka emrin Luljeta Lukani, babai e ka Ramazan. Mua më kanë rritur dy prindër fantastikë…
Xhemile: Ku të rritën moj, të të rrisnin të mbanin në shtëpi, jo të të jepnin për birësim….
Përmes një mikeshe, Elisa arriti të kontaktonte dhe të takohej me nënën e saj. Ajo thotë se atë moment nëna e mohoi sërish. 38-vjeçarja është fryt i një lidhjeje jashtëmartesore i nënës së saj biologjike, Luljetës me kunatin.
Elisa: Pasi takova nënën time, i takova, i përqafova, kujtova se do të më donin përsëri por që në momentin që më lanë dhe kjo ishte hera e dytë që mua ajo më mohoi prapë zonja Eni.
Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur pra? Nëna juaj është kush? Kush është nëna?
Elisa: Nëna ime, Luljeta Lukani është dashuruar me burrin e motrës së vet dhe mua më ka lindur nga një martesë që tezja ime jetonte.
Xhemile: I thosha mos shko, ia shkatërroi jetën vëllait tim! Ka dy kalamajtë duke i rritur!
Eni Çobani: Edhe njëherë që ta kuptojmë: nëna juaj ka qenë beqare.
Elisa: Nëna ime ka marrë burrin e motrës së vet, tezja ishte gjallë dhe nëna ime ka arritur për të shkuar me burrin e motrës së vet. Ka arritur dhe më ka braktisur njëditëshe në Shtëpinë e Fëmijës ku më morën prindërit birësues që edhe sot që ata nuk jetojnë, unë nuk gjej fjalë se më kanë rritur me një edukatë të madhe, më kanë rritur me shkollë, më kanë rritur fëmijët.
Elisa shton se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që tezja e saj vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ajo ndërroi jetë një vit pas lindjes së Elisës, e cila ishte lënë në Shtëpinë e Fëmijës. Shtatzënia e nënës biologjike të Elisës u mbajt e fshehtë dhe kur vajza lindi, u quajt fillimisht Silvana. Në maternitet u deklarua amësia dhe prejardhja nga një lidhje jashtëmartesore, por gjyshi i saj e regjistroi fshehurazi në trungun familjar, fakt që u mësua vetëm pas vdekjes së tij.
Deklarimi i dashurisë së ndaluar: Nëna u martua me kunatin, lindën 4 fëmijë pasi më braktisën mua
Elisa ndan një dramë shumë të rëndë familjare në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në moshën 35-vjeçare ajo ka takuar për herë të parë nënën e saj biologjike, e cila e kishte lënë në maternitet kur ishte vetëm njëditëshe.
Arsyeja ishte një sekret tronditës familjar pasi Elisa është fryt i një dashurie të ndaluar mes nënës biologjike dhe kunatit të saj. Tezja e Elisës lëngonte nga një sëmundje e rëndë dhe ndërroi jetë një vit pas ardhjes së saj në jetë.
Elisa nuk e di nëse tezja e saj e mësoi ndonjëherë për marrëdhënien e të shoqit dhe së motrës apo për lindjen e fëmijës. Vetë ajo e ka ditur që ka qenë e birësuar, por ka pritur derisa prindërit adoptues janë ndarë nga jeta për të takuar ata biologjikë.
Ardit Gjebrea: Ti kur e ke marrë vesh këtë histori?
Elisa: Unë e kam marrë vesh kur kam qenë në shkollë, por nuk kam dashur për të arritur dhe për të lënduar shpirtin e dy prindërve të mi që më morën aq të vogël.
Ardit Gjebrea: Ti që në shkollë e more vesh që ishe vajzë e kësaj dashurie?
Elisa: Jo. Unë thjesht në shkollë kam marrë që nuk jam vajza e Arqile Dhamos, që është babai im që nuk jeton më, por jam vajza e Luljetës.
Ardit Gjebrea: Por kur more vesh që ishe vajza e kësaj historie?
Elisa: Përpara 3 vjetësh, kur unë kam qenë 35 vjeçe kam marrë vesh që unë jam vajza e Luljeta Lukanit dhe Ramazan Jollës. Atëherë, kam dashur për të shkuar dhe për t’i takuar. I kam takuar dhe kur kam arritur për t’i takuar, më kanë thënë që kjo ka qenë historia jote, kishin edhe fëmijë të tjerë mbrapa…
Ardit Gjebrea: Cilët fëmijë të tjerë mbrapa?
Elisa: Kanë bërë edhe 4 fëmijë mbrapa, mbrapa meje. Kanë bërë tre motra, kanë edhe një djalë.
Eni Çobani: I njëjti çift.
Elisa: Babai, pasi ka vdekur tezja ime këta janë martuar po të dy.
Absurdi, takoi nënën biologjike pas 35 vjetësh: Më tha zemër e shpirt dhe më mashtroi!
Historia tronditëse e Elisës në “Shihemi në Gjyq” merr një kthesë të papritur. Pasi rrëfeu në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për lindjen e saj si fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore mes nënës dhe kunatit dhe braktisjen në maternitet kur ishte vetëm njëditëshe, Elisa u birësua pas dy muajsh.
Në maternitet u regjistrua me emrin Silvana dhe gjyshi i saj e kishte përfshirë në trungun familjar, gjë që askush nuk e mësoi deri në vdekjen e tij. Elisa e dinte që ishte e birësuar, por në respekt të prindërve të saj e kërkoi familjen biologjike në moshën 35-vjeçare, kur ata adoptues ishin ndarë nga jeta.
Aty ajo mësoi se nëna ishte martuar me kunatin pas vdekjes së motrës, e cila kishte ndërruar jetë një vit pas lindjes së Elisës. Tani nga kjo martesë ata kanë 4 fëmijë, ndërkohë që Elisën e kishin braktisur dhe nuk dihet nëse kishin bërë përpjekje për ta kërkuar frytin e parë të dashurisë. Por Elisa tregon se takimi me familjen biologjike nuk ishte aspak siç e kishte menduar.
Eni Çobani: Si është sjellë kjo familje që 35 vjet nuk deshën të dinin se ku ishe ti?
Elisa: Faleminderit znj. Eni. Znj. Eni, pasi unë takova nënën time biologjike, mamaja ime ishte me gjithë vëllain e vet që është sot daja im. Atëherë unë nuk kam ditur që gjyshi, babai i mamasë sime në atë kohë mua më ka regjistruar në trungun familjar të vetin dhe më ka dhënë pronën time. Unë nuk e kam ditur këtë gjë, mua ma ka treguar daja mbrapa që erdhi duke më përqafuar dhe duke më thënë që “të kam zemër dhe të kam shpirt” dhe z. Ardit, më ka marrë dhe më ka çuar për të bërë prokurën, i kam dhënë firmën, por nuk kam ditur çfarë kam hedhur në atë firmë dhe këtë gjë ma ka bërë daja Ilir Lukani me gjithë nënën time, Luljeta Lukani.
Eni Çobani: Po mirë moj zonjë, kjo nëna jote të takoi pas 35 vitesh, po pse kjo firma jote duhej menjëherë sa takohet vajza? Unë s’e kuptoj tani.
Elisa: Unë s’e kuptoj znj. Eni, unë shkova për t’i takuar nga dashuria se nuk i kam parë dhe nuk i kam njohur ndonjëherë pasi më vdiqën prindërit biologjikë, por nuk e dija që do të arrinin për të më mashtruar në këtë lloj grade.
Eni Çobani: Ti nuk e ke ditur që ke pasur një pronë apo jo?
Elisa: Unë nuk e kam ditur që kam pasur prona, thjesht gjyshi, babai i nënës mua m’i ka lënë ato prona. Tani kunata ime thotë “ti ia dhe dajës firmën sepse deshe ti t’ia japësh”. Po si mund t’ia jap unë një njeriu firmën kur është jeta e fëmijëve të mi?
“Nëna biologjike më mohoi për herë të dytë”, Elisa e lënduar: Më shau e më tha mos t’i telefonoja më
Takimi i Elisës me familjen e saj biologjike për herë të parë pas 35 vjetësh nuk shkoi siç e kishte menduar. Sic tregoi ajo në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ndjeu se “nëna e mohoi për herë të dytë”. Elisa takoi nënën biologjike, Luljetën dhe dajën, Ilirin të cilën e manipuluan për t’i marrë një firmë.
Gjyshi i saj i ndjerë e kishte përfshirë në trungun familjar dhe sipas ligjit 7501, Elisa kishte përfituar tokë. Përmes prokurës, ata autorizonin bashkëshorten e Ilirit, Blerinën për të kryer veprime ligjore që të merrnin pjesën e pronës së Elisës.
Pasi morën firmën, Elisa tregon se nuk ka pasur një komunikim të duhur me ta sepse e kanë sharë, i kanë thënë që nuk e duan dhe nëna i ka kërkuar mos ta telefonojë.
Eni Çobani: Çfarë marrëdhënieje ke pasur ti në vazhdim me dajën, me nusen e dajës, me mamanë tënde?
Elisa: Që në atë moment që unë e kam dhënë firmën përpara noteres në Elbasan, as nëna ime, as daja, as nusja e dajës nuk më kanë mbështetur më, por më kanë futur ‘block’ në të gjitha drejtimet, znj. Eni dhe më kanë thënë që nukt ë duam më dhe mundësisht, edhe më kanë sharë dhe nuk të duam më.
Ardit Gjebrea: Edhe mamaja?
Elisa: Edhe nëna ime dhe mundësisht nëna ime Luljeta Lukani, ka arritur më ka thënë z. Ardit, në telefon, “mos i bjer më telefonit tim se më hap probleme se unë do t’i bëj diçka vetes”.
/tvklan.al