Lajme Arkiva 2003

Ka nisur që në orët e para të mëngjesit në fshatin e Pezës festimet për 61 vjetorin e Konferencës së Pezës. Në fshatin e Babë Myslymit ka qenë paradite edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili 4 vjet më parë u bë nismëtar që 16 shtatori dita e themelimit të Konferencës së Pezës të kthehej në një festë popullore ku njerëz të ardhur nga e gjithë Tirana, por edhe nga qytete të tjera të festojnë në Tiranë deri në orët e para të mëngjesit nën shoqërinë e muzikës dhe mishit të pjekur.

Edi Rama:Nga pasditja deri në mëngjesin e nesërm i ftoj të gjithë të rinjtë e kryeqytetit të vijnë dhe të argëtohen me DJ dhe grupet më të dashura. “Tirona në zemrat tona”

Në Pezë gjatë paradites ka qenë edhe zëvendëskryeministrja Ermelinda Meksi.

“Në këtë përvjetor ne nderojmë me respekt dëshmorët e krahinës suaj që rrokën armët në mbrojtje të atdheut, formacionet partizane të krahinës së Pezës nën drejtimin e heroit të popullit Myslym Peza, demonstruan trimëri dhe kurajo të lartë luftarake”.

Në mbrëmje është planifikuar një koncert ku mes grupeve të njohura shqiptare por edhe të ardhur nga Kosova do të këndojë live së bashku me “West Side Family”, kryetari i bashkisë Edi Rama, kënga e cila është bërë hit tashmë, “Tirona”./tvklan.al