Kreu i socialistëve, Edi Rama, është ndalur në komunën Këmishtaj të Lushnjës për të hapur kapitullin e zhvillimit rural dhe bujqësisë. Rama duke prezantuar këtë pikë të programit të programit të ri qeverisës sqaroi se baza është siguria e pronës në fshat dhe kthimi i saj në kapital duke reformuar ligjin.

Edi Rama: “Legjislacionin ekzistues mbi pronën në fshat dhe në tërësi ne do ta kthejmë në një kod të tokës. Do të ndërtojmë dhe do ta provojmë në parlament kodin e tokës. Do të përfundojmë regjistrimin në të gjitha zonat kadastrale të vendit dhe do ta nxisim zhvillimin e tregut të tokës duke ofruar qoftë lehtësi fiskale, qoftë lehtësi procedurale sepse nuk mund të ketë një fshat shqiptar të zhvilluar pa treg të tokës.”

Kryetari i socialistëve deklaroi se do të reformojë zyrën e Kadastrës. Këtij institucioni sipas Ramës do ti shtohet zyra e kadastrës shumë qëllimshme dhe ajo e kadastrës fiskale. Ky rikonceptim do të t’i jepte mundësinë të gjithë atyre që kanë një tokë në fshat ta shfrytëzojnë atë për zhvillimin e bujqësisë./tvklan.alGazetar: Endrit Sauku