Titujt kryesorë 18 Shtator 2009, ora 19 30

Kundështarët e Ramës: Socialistët të hyjnë në parlament

Pas publikimit të raportit të OSBE–së për zgjedhjet, “Lëvizja për Mendimin Ndryshe” në Partinë Socialiste i bën thirrje grupit parlamentar socialist që të kthehet në kuvend për t’u shërbyer intersave të vendit dhe vetë partisë.

Edi Rama pritet me kritika edhe në bazën e Vlorës

Edi Rama përplaset sërish me bazën gjatë fushtës për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialsite. Pas Shkodrës, ai ka marre kritika të ashpra edhe në Vlorë, pasi ka refuzuar të japë llogari për humbjen dhe kaosin e shkatuar në PS.

Qeveria: Strategji e re për mbrojtjen e Administratës Publike

Qeveria ka miratuar sot Strategjinë për Administratën Publike, e cila synon të zgjerojë e konsolidojë korpusin e punonjësve të sherbimit civil dhe të zgjerojë rrethin e zyrtarëve që mbrohen me ligjin e shërbimit civil.

OKB: Investimet e huaja në Shqipëri u rriten me 45 %

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Tregëtinë dhe Zhvillimin konstaton se vitin e kaluar Shqiperia u rendit e dyta në botë për investimet e huaja, në listën e vendeve në tranzicion.

Europa League, rikthimi i sfidave në Supersport

Ndeshjet e para të Europa League, kanë dhuruar rezultate interesante në përballjet e transmetuara në paketën Supersport. Ndryshe nga Champions League, ekipet italiane dështuan në ndeshjet e para të këtij kompeticioni.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 18 Shtator 2009, ora 19 30  – Spiker: Sonila Meço