Lajme Arkiva 2003

Emërimi i kryedoganierit Kasem Cena në qytetin e Vlorës është cilësuar si një fenomen negativ për Partinë Demokratike. Sekretari për marrëdhëniet ekonomike në selinë blu Edmond Spaho shprehet se ky veprim tregon se administrata shtetërore në Shqipëri është kthyer në shtojcë të strukturave me militantët të Partisë Socialiste.

Edmond Spaho: Dogana e fundit e rëndësishme e shtënë në dorë nga Fatos Nano është dogana e Vlorës. Strukturat e Drejtorise së Përgjithshme të Doganave në qendër dhe në rrethe janë kthyer jo vetën në çerdhe të kontrabandës, trafiqeve dhe korrupsionit ku humbasin paratë e buxhetit të shtetit, por edhe parajsa e nepotizmit ku shpërblehen miqtë, shokët dhe partiakët besnik të fatos Nanos.

Emërime të tilla sipas Spahos i ngjasojnë modelit Papadhima të cilët ata që i mbështesin i përdorin si filozofi të qeverisjes së tyre vjedhjen dhe pasurimin në rrugë të paligjshme./tvklan.al