Real Madrid ka nisur punën për lëvizjet që do të bëjë në merkaton e janarit. Spanjollët po kalojnë një emergjencë në mbrojtje, aty ku kanë humbur disa lojtarë për shkak dëmtimesh.
Trajneri Carlo Ancelotti është detyruar të bëjë eksperimente të ndryshme për prapavijën, për shkak të mungesave të mëdha.
Në këtë situatë, drejtuesit po përgatiten për lëvizjet që do të bëjnë në këtë repart në merkaton e dimrit.
Sipas asaj që raporton “Relevo”, mbrojtësi i djathtë i Manchester United, Diogo Dalot, është në listën e dëshirave për madrilenët, si zëvendësues i Dani Carvajal.
Arritja e një marrëveshje mund të jetë e lehtë, kjo për shkak të trajnerit Amorim, i cili nuk e ka në planet e tij Dalot-in. /tvklan.al