E diela e fundit e vitit ka regjistruar fluks lëvizje në doganën e Kakavijës.
Përgjatë 24-orëve të fundit, nëpërmjet kësaj dogane kanë udhëtuar nga Greqia për në vendin tonë 6271 persona dhe 2001 automjete, pjesa më e madhe e të cilëve janë emigrantë që rikthehen në ditët e fundit për të festuar pranë të afërmve të tyre.
E konsiderueshme ka qenë edhe lëvizja në drejtim të shtetit grek ndërsa janë regjistruar 3228 persona dhe 1018 automjete. Deri tani në sportelet e kontrollit të dokumentave në të dyja anët e kufirit nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje.
Gjatë periudhës së festave nëpërmjet doganës së Kakavijes kanë lëvizur në kufirin me Greqinë rreth 90 mijë persona./tvklan.al