Momente emocionuese vijnë nga qyteti i Shkodrës, një kotele është shpëtuar nga zjarri masiv i rënë në lagjen Ndoc Mazi pasditen e sotme.

Nga pamjet që gazetarja e Klan News Emi Kalaja ka mundur të sigurojë, shihet zjarrfikësi hero, i cili pasi ka shpëtuar macen nga zjarri, ia dorëzon atë pronares së saj. Kjo e fundit, bashkohet me kotelen dhe lumturia dallohet qartë në fytyrën e saj.

Zjarri masiv i rënë pasditen e sotme në tregun e rrobave të përdorura në qytetin verior ka lënë pas shumë dëme materiale, por jo fatmirësisht në njerëz.

Zjarri i rënë në Shkodër ka angazhuar të gjitha strukturat. Në terren, ndodhen 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, si dhe një helikopter i ushtrisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit./tvklan.al