Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ermir Gjinishi, nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është prononcuar sot për TV Klan në lidhje me konfliktin që ka shpërthyer mes dy rrymave në Komunitetin Mysliman të Elbasanit. Deklaratat e zotit Gjinishi vijnë një ditë pas prononcimit të myftiut të Elbasanit, i cili bënte të ditur për dhunim të xhamisë Mbret dhe kërcënim nga një grup sipas tij karrieristësh mysliman në këtë qytet.

Ermir Gjinishi:- “Këto janë akte jo fetare, janë akte jo myslimane, janë akte jo institucionale dhe anti-Kushtetuese. Deklarata e myftiut të Elbasanit, gëzon mbështetjen totale të Komunitetit Mysliman Shqiptar, pasi ai është personi që përfaqëson institucionin dhe drejton aktivitetin fetar në qytetin e Elbasanit. Nuk mund të them dy rryma në Shqipëri, sepse nuk ka asnjë përfaqësues, nuk ka asnjë njeri, i cili përfaqëson një rrym tjetër përveç strategjive të institucionit tonë, traditës tonë, aq më tepër që ky incident që ndodhi në Elbasan, nuk ka karakter fetar”./tvklan.al