Ernest Gjoka u prezantua këtë të martë në postin e trajnerit të Skënderbeut. Tekniku tiranas ka pranuar ofertën me kontratë për 1 vit e gjysmë, edhe pse kjo detyrë do të jetë e vështirë, pasi korçarët aktualisht gjenden në vendet e fundit të renditjes.

“Kur të vjen një propozim nga presidenti Takaj për Skënderbeun nuk mund të thuash dot jo. Kam ardhur me dëshirë shumë të madhe, edhe pse është në një situatë jo të mirë Skënderbeu. Por në momente të caktuara, përvojën që kemi, eksperiencën që kemi, ta japim dhe të bëjmë mirë për një skuadër, një klubi me histori si Skënderbeu”.

Por si kalohet situata e vështirë e Skënderbeut?

“Në futboll, si mund të trembesh, ashtu edhe mund të gëzohesh. Nëse ne do të fillojmë të marrim maksimumin e asaj energjie që ka skuadra, e asaj cilësie që ka skuadra brenda, atëherë shumë shpejt mund të dalim nga kjo…problemi i këmbës”.

Përballja e parë do të jetë një bombë për Gjokën. Kalendari i sjell përballë Tiranën, që vjen e lënduar nga mungesa e fitores në derbi me Partizanin. Gjoka do të bëjë ç’është e mundur për të nxjerrë skuadrën nga fundi i renditjes.

Tv Klan