Derbi mbijetesë mund të konsiderohet sfida e kësaj të diele mes Skënderbeut dhe Bylisit. Dy ekipet qëndrojnë në pozicionet e fundit të renditjes, për ta bërë këtë 90 minutësh tepër interesant.
Një test edhe për trajnerin, Ernest Gjoka që prej ditësh është emëruar në krye të stolit korçar.
“Jemi munduar që ta përgatisim ndeshjen, jemi munduar të shpjegojmë dhe të kuptojmë përgjegjësinë e kësaj ndeshje dhe mendoj që skuadra deri diku ka reaguar të paktën deri në fazën stërvitore. Sigurisht që ndeshja është shfaqje tjetër, ka tjetër përgatitje, por që po mundohemi të kuptojmë se këto dy ndeshjet e fundit janë ndeshje me shumë përgjegjësi për ne, jo për të ngarkuar psikologjikisht skuadrën, por për të kuptuar përgjegjësinë që ka skuadra për të kaluar këtë ngërç psikologjik që ka”.
Pas 18 javësh kampionat, Bylis qëndron e parafundit me 16 pikë, teksa korçarët të fundit me dy pikë më pak. Sfida e fazës së parë u fitua minimalisht 0-1 nga Skënderbeu.
Klan News