Euro 2024 ka hyrë në fazën më të zjarrtë të tij. Tashmë janë mësuar dy çiftet gjysmëfinaliste, ku Spanja sfidon Francën më 9 korrik ndërsa një ditë më vonë, Holanda mat forcat me Anglinë. Në total janë shënuar 108 gola deri më tani, ku 9 janë autogola.

8 gola u shënuan në 4 takimet çerekfinale, për të ruajtur ecurinë prej mbi 2.2 golash për ndeshje. Formë e mirë nga skuadrat, por që gjithsesi shifrat mbeten shumë larg nga ato të regjistruar në edicionin e shkuar.

Në Euro2020, u realizuan në total 142 gola, 34 gola më shumë se aktualisht, kuotë që është utopike për tu arritur kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund. Për herë të dytë në historinë e Kampionatit Europian të paktën 3 ndeshje kërkuan shtesat, madje edhe penalltitë në dy raste për të mësuar skuadrën gjysmëfinaliste.

Hera e parë që ndodhi ishte në vitin 2008, ku në fund ishte Spanja ajo që ngriti lart trofeun. Iberikët janë sërish në garë, teksa do të synojnë të fitojnë për herë të katërt në histori Europianin. Në total janë 6 trofet kontinental mes 4 përfaqësueseve, me Spanjën që kryeson me 3, ndjekur nga Franca me 2 dhe Holanda me 1.

Tulipanët kanë në radhët e saj edhe sulmuesin më të mirë të turneut, Gakpo me 3 gola. Ndërkaq, Anglia kërkon titullin e parë, për të shlyer edhe atë dështim të tre viteve më parë kundër Italisë.

Klan News