Mirlind Daku nuk do të jetë i gatshëm ndaj Spanjës. Sulmuesi kuqezi është pezulluar me dy ndeshje nga UEFA pas thirrjeve me karakter racist në fundin e sfidës së dytë të Europianit me Kroacinë. 26-vjeçari bëri ofendime me megafon kundër Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, duke sjell edhe këtë largim të tij nga Europiani.
Ai do të mungojë ndaj Spanjës, por edhe në ndeshjen e radhës të kombëtares kuqezi. Sulmuesi kërkoi falje për veprimin e tij, ndërsa theksoi se ishte përfshirë më shumë seç duhet nga emocionet.
Kjo falje nuk ka shmangur edhe reagimin e skuadrës së Superligës ruse të Rubin Kazan. Përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se do të ketë masë disiplinore dhe gjobë ndaj tij.
Dënimi dhe gjoba do të bëhen të ditur në momentin që Mirlind Daku do të rikthehet në klub pas angazhimit me Kombëtaren shqiptare në Euro 2024. 26-vjeçari debutoi në Kampionatin Europian përballë ballkanasve, duke luajtur për rreth 12 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Klan News