Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano është nisur sot për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Kreu socialist shqiptar është ftuar të marrë pjesë në festimet e 10 vjetorit të themelimit të Partisë së Prosperiteti Demokratik nga kryetari i kësaj partie Imer Imeraj. Kryetari Nano do të zhvillojë takime me përfaqësues të forcave politike shqiptare të Maqedonisë me Presidentin Trajkovski, Kryeministrin Gjeogjevski dhe me liderin e opozitës maqedonase. Në këto takime do të takohet rreth bashkëpunimit të dy vendeve mes forcave politike shqiptare dhe maqedonase si në nivel bilateral ashtu dhe në kuadrin e Paktit të Stabilitetit./tvklan.al