Çarles Leklerk fiton pole-position, Verstappen niset nga vendi i dytë.

Për herë të dytë këtë sezon, Ferrari i Çarls Leklerk do të niset nga vendi i parë në garë. Piloti nga Monte Karlo regjistroi kohën më të mirë në Melburn. Pas tij niset kampioni Vershtapen, ndërsa Hamilton i pesti.

Çarls Leklerk hedh menjëherë kandidaturët për titullin e Formula Një. Piloti nga Monte Karlo zuri pole-position me Ferrarin e tij në Çmimin e Madh të Australisë. Leklerk bëri një performancë fantastike në njëvendëshen e tij, duke mposhtur kampionin e botës, Maks Vershtapen në pistën e Albert Park. Hera e 11-të që Leklerk do të niset nga linja e parë në karrierën e tij, dhe e dyta herë këtë sezon.

Piloti holandez u rendit në vendin e dytë, me pak të qindat nga Leklerk, ndërsa nga vendi i tretë do të niset Serxho Perez me Red Bull. Linja e dytë e nisjes plotësohet nga MeKlareni i Lando Norris. Zhgënjen Mercedez, me dy pilotët e saj që do nisen përkatësisht, Hamilton i pesti dhe Xhorxh Rasëll i gjashti.

Aksidentet nuk munguan në pistë, ku protagonistë u bënë dy pilotët kanadaz, Stroll dhe Nikolas Latifi. Piloti i Villiams shkakton kështu aksidentin e tretë në katër fundjavat e fundit, duke qënë mjaft zhgënjyes.

Klan News