Bayer Leverkusen përveç titullit kampion në Gjermani synon edhe suksesin në Kupë. Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso triumfoi 4 – 0 ndaj Fortuna Dusseldorf, duke arritur në finale.
Një zotërim i Leverkusen që realizoi 3 herë vetëm në pjesën e parë, ndërsa u veçua talenti Wirtz, autor i dy golave.
Bayer Leverkusen do të luajë ndaj Kaiserslautern që eliminoi Saarbrucken në finalen e 25 Majit në Berlin. Leverkusen që ka 40 ndeshje pa humbje shpreson të fitojë pas 31 vitesh Kupën e Gjermanisë.
Finalistët e Kupës janë përcaktuar edhe në Francë, ku Paris Saint Germain do të luajë me Lyon që largoi nga gara Valenciennes.
Paris mundi 1 – 0 Rennes falë golit të Mbappe në minutën e 40’. Më herët sulmuesi i parisienëve kishte humbur një penallti. Finalja mes Lyon dhe Paris Saint-Germain do të luhet më 25 Maj në Lilë.
Tv Klan